Thirrjet antishqiptare, reagon presidenti Papulias
Autori i Lajmit: Redaksia
Pas heshtjes së Athinës zyrtare për thirrjet raciste të ushtarëve ka ardhur edhe reagimi i Presidentit të Greqisë, Karolos Papulias. Papulias ka dënuar rëndë aktin dhe është shprehur se këto akte nuk tregojnë patriotizëm, por një sjellje të pakontrolluar. Duke folur nga Mesologji, në fjalimin e tij në nderim të Ditës së Eksodit, Papulias u ndal te parullat antishqiptare të Forcave Speciale të Njësisë së Zhytjes të Rojës Bregdetare greke. Patriotizmi i vërtetë nuk është tek ato parulla, - tha Papulias, duke iu referuar fjalëve: “Grek je, grek nuk bëhesh, gjakun tënd do derdhim, derr shqiptar” si dhe thirrjes tjetër skandaloze: “Ata janë shkupjanë, ata janë shqiptarë, rrobat e mia do qep, me lëkurën e tyre”. Presidenti tha se patriotizmi i vërtetë nuk shprehet me parulla apo këngë gjoja patriotike dhe duke iu referuar Ditës së Eksodit grek, tha: “Ditët si kjo janë ofruar për një reflektim kolektiv mbi esencën e patriotizmit të vërtetë”. Në këtë kuadër, presidenti Papulias vazhdoi: “Patriotizmi nuk është retorikë apo parulla. Nuk është një produkt komunikimi dhe as fishekzjarr politik. Patriotizmi është vetëmohim për atdheun, pa marrë parasysh dhe pa pretendimin e pritjes së shpërblimit personal, kjo është dashuria për atdheun”, - ka përfunduar Presidenti grek.
Reagimi
Presidenti grek ka qenë i pranishëm në paradën e Forcave Speciale të Marinës dhe ka dëgjuar të gjitha shprehjet e rënda që janë përdorur nga kjo togë. Reagimi i Presidentit ka ardhur pas 4 ditësh nga skandali ndërkombëtar, por edhe në këtë dalje publike ai sërish nuk u ka kërkuar ndjesë fqinjëve të fyer nga ushtria e shtetit të tij. Një qëndrim tepër të ftohtë ka mbajtur qeveria e Athinës. Qëndrimi i Athinës zyrtare është paraqitur nga zëvendësministri i Mbrojtjes, i cili ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj ushtarëve. Reagime ka pasur nga ambasadorët grekë në Shqipëri dhe Maqedoni, të cilët kanë kërkuar falje dhe kanë premtuar se autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë do të ndëshkohen.
Masat
Për këtë incident, strukturat kompetente kanë qenë të gatshme të marrin masa ndaj komandantëve të togës dhe ushtarëve. Zëvendësministri i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Spiros Vujas, doli me një qëndrim zyrtar në emër të qeverisë helene, duke kërkuar sërish ndjesë për skandalin me thirrjet antishqiptare të Forcave Speciale të Repartit të Zhytjes së Rojës Bregdetare greke. Është e papranueshme ashtu siç theksoi edhe vetë ministri. Përveç urdhrit për një hetim është kryer edhe pezullimi nga detyra i oficerit në fjalë. Unë besoj se këta persona nuk kanë vend në trupën e Marinës Kufitare”, - theksoi Vujas.
Në këtë pikë, ai njoftoi se “Marina Detare Kufitare po ndryshon dhe po riorganizohet në një mënyrë të ndryshme nga këto sjellje dhe mentalitete”.
Ky lajm është publikuar: 30/03/2010