Ferhat Dinosha: Dita e “dasmës së madhe” për shqiptarët
Autori i Lajmit: Romir Saraci
Fundshekulli i shkuar dhe fillimi i këtij shekulli ka qenë kohë e ndriçuar për shqiptarët. Pavarësia e Kosovës, futja e Shqipërisë në NATO dhe me institucionet demokratike të Malit të Zi, shqiptarët kanë njohur zhvillimet tepër të rëndësishme për kombin. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Ballkan”, ministri i Pakicave në Mal të Zi, njëkohësisht edhe kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, partia më e madhe në Mal të Zi, Ferhat Dinosha, është shprehur se ka ardhur koha e dasmës së madhe për shqiptarët. Duke marrë si shembull përçarjen e shqiptarëve në Mal të Zi, Dinosha është shprehur se shqiptarët nuk duhet të ndjellin ters, por duhet tua shohin lezetin këtyre zhvillimeve dhe duhet të kenë të qartë se janë vendimmarrës dhe faktorë për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Cili është vendi dhe roli i shqiptarëve në Mal të Zi?
Shqiptarët janë një faktor i pakapërcyeshëm dhe definitivisht përbëjnë një shtyllë relevante të të gjitha fazave kyçe të shtetit të ri të Malit të Zi. Pavarësia ishte një zhvillim i rëndësishëm, që përbën stadin e parë vital edhe për shqiptarët, pasi është hequr varësia nga Beogradi, i cili ishte pengesa e madhe e plotësimit të të drejtave tona. Tani duhet një qasje tjetër dhe ne po punojmë në një kuadër të ndryshëm. Mali i Zi është vendi i parë ballkanik që ka një ministri për pakicat kombëtare, dikaster që ka rëndësi për të institucionalizuar kërkesat e minoriteteve. Megjithatë, mund të themi se ende nuk ia kemi dalë për të implementuar të gjitha standardet. Më i rëndësishmi nga këto standarde është përfaqësimi proporcional i minoriteteve në institucionet dhe administratën e Republikës së Malit të Zi.
Pse shqiptarët në Mal të Zi janë të përçarë?
Ndoshta se rasti i shqiptarëve në Mal të Zi është si rasti i shqiptarëve në të gjitha viset e tjera, megjithëse, kjo shpërndarje nuk sjell leverdi, por përkundrazi. Në Mal të Zi kjo situatë ka filluar të hetohet dhe mendoj se do të ndryshojë së shpejti. Nuk jam për atë gjë, as për të qenë një parti e vetme, por do të isha për një pluralizëm normal, nëse mund të quhet ashtu. Në qoftë se shqiptarët do të vazhdojnë të jetojnë në këtë formë, atëherë mendoj të bëhen dy lista. Të paraqiten të dyja listat qoftë në zgjedhje lokale apo nacionale dhe të shihet se cila nga këto lista do të kalonte më mirë, cila do të ishte më e pëlqyer nga masa.
Partia që ju drejtoni ka qenë vazhdimisht në qendër të sulmeve nga partitë e tjera shqiptare, pse kjo situatë dhe cilat janë shkaqet?
Absolutisht lexuesi juaj duhet të ketë të qartë diçka kur është fjala për partitë shqiptare në Mal të Zi. Unioni Demokratik i Shqiptarëve është partia më e madhe shqiptare në Mal të Zi dhe është e vetmja parti që punon përmes institucioneve qeveritare dhe është e vetmja parti që ka qenë në qeveri që prej 12 vjetësh. Që në vitin 1998 në pushtet me partinë që është sot, me partinë e zotit Gjukanoviç, i cili që më 1997 kishte dalë publikisht që politikat e Milosheviçit duhet ti përkisnin së shkuarës, dhe kështu ndodhi. Këtu filluan shtytjet ndaj nesh, për arsye se asaj kohe partia tjetër shqiptare ishte vetëm Lidhja Demokratike dhe filloi sulmet karshi nesh. Kjo qeveri filloi ti plotësonte kërkesat tona. Kur nisi lufta në Kosovë, Mali i Zi kishte dyert e hapura dhe u pritën mbi 100 mijë shqiptarë të Kosovës, në një kohë që politika e Milosheviçit ishte ende e pranishme në Mal të Zi. Gjukanoviç në këtë kohë apo edhe më herët ishte i vendosur dhe po u printe forcave që donin pavarësinë e Malit të Zi. E pamë këtë me interes edhe për shqiptarët dhe për stabilitetin rajonit dhe shqiptarëve në rajon. Kisha dhe kam bindjen që pavarësia e Malit të Zi do të ishte tepër e rëndësishme madje edhe për Kosovën. Që në vitin 1998 kemi formuar Ministrinë e Pakicave në Mal të Zi dhe ka ndodhur që unë të isha që në vitin 1998 në postin që jam sot.
Por realiteti i deritanishëm në anën e kujt ka qenë, në anën tuaj apo të atyre që ju kanë kundërshtuar?
Mendoj se e drejta është në anën tonë. Pikë së pari, nuk ka ngjarje të rëndësishme në Mal të Zi që shqiptarët nuk kanë qenë të përfshirë. Dhe unë kam paraysh këtu sidomos ngjarjen më të rëndësishme për Malin e Zi që është referendumi për pavarësinë dhe UDSH ka qenë transparent në të gjitha shërbimet që kane qenë në interes të pavarësisë së vendit. Unë si kryetar, natyrisht që kam folur në mitingje që kanë ndodhur asaj kohe, karshi forcave të tjera që nuk janë të pakta, madje ka pasur edhe forca proserbe. Ndërkohë partitë e tjera shqiptare nuk u sollën kështu, madje edhe kanë bërë thirrje për të bojkotuar referendumin, grupe të cilat silleshin në mënyrë të njëanshme. Bojkoti do të joshte palën serbe dhe pa votat e shqipatarëve pavarësia e Malit të Zi nuk do të realizohej.
Ministria që ju drejtoni ku ka ndikuar te shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi?
Kjo ministri ka ndikuar që të prodhohet ligji për përdorimin e simboleve kombëtare. Flamuri shqiptar në Mal të Zi, flamuri kombëtar, përdoret në ahengjet private pa flamurin shtetëror, në festat shtetërore bashkë me flamurin e Malit të Zi. Jemi të fokusuar në hapjen e pikave të reja kufitare që të përmirësohet komunikimi me vendin amë. Kemi arritur të hapim spitalin e parë, maternitetin në Ulqin, kemi hapur fakultetin e pare shqip ne Podgoricë, kemi avancuar statusin e Tuzit si qendër e Malësisë. Së voni kemi prodhuar edhe ligjin për pakicat nacionale, i cili parasheh problemin e këshillit nacional të pakicave. Vetëm këto projekte flasin qartë se shqiptarët janë faktor relevant në skenën politikën shtetërore në Mal të Zi dhe statusi i shqiptarëve është më mirë se çka qenë dje.
Cilat janë problemet e shqiptarëve sot në Mal të Zi?
Sot unë shoh se duhet të denjojnë dy çështje që kanë mbetur ende të pazgjidhura. Çështja e parë është mekanizmi i përfaqësimit të shqiptarëve në Parlament. Dhe ne ia kemi dalë që në Kushtetutë të parashikojmë që pakicat, edhe pakica shqiptare të ketë përfaqësim autentik proporcional në Parlament si shkallë të parë të integrimit të shqiptarëve në institucione duke pasur mekanizmat për identitetin e tyre. Mendoj se jemi afër prodhimit të këtij mekanizmi, i cili do të marrë parasysh edhe sugjerimet e faktorit ndërkombëtar sidomos të Komisionit të Venecias, i cili në këtë drejtim jep vendimet finale. Veç kësaj, statusi i Tuzit si qendër e Malësisë, ku jetojnë 14 mijë banorë, shumica shqiptarë, duhet të definohet njëherë e mirë, për arsye se statusi i komunës urbane ka qenë projekt pilot, i cili po mbush katër vjet dhe duhet të avancohet. Unë si person dhe si njeri që mbulon postin e ministrit të Pakicave, angazhohem që me pushtetin të avancohet statusi i Tuzit dhe absolutisht mund të them diçka që e kam thënë edhe në ndonjë rast tjetër këtyre kohëve të fundit, jam i bindur se do të prodhohet hapësirë për referendum për banorët e Malësisë për statusin e ardhshëm të Tuzit. Referendumi do të ishte mjeti më demokratik për të definuar në mënyrë afatgjatë.
Cilat janë marrëdhëniet e Malit të Zi me Shqipërinë dhe Kosovën?
Tirana dhe Prishtina janë caqet e komunikimeve kahmoti. Kontaktet kanë filluar që me fillimin e pluralizmit dhe sot këto kontakte janë më të mira dhe më të shpeshta si me Tiranën zyrtare, me Tiranën opozitare, se ne nuk kemi bindje në këtë drejtim, e kemi thënë që ne kemi ata, të cilët definojnë pushtetin në Shqipëri. Jemi ata që duam bashkëpunim me Tiranën për arsye se nga ana e Unionit Demokratik që në vitet 90, që Shqipëria është shtet amë për shqiptarët në Mal të Zi dhe Shqipëria demokratike do të jetë me interes për bashkëpunim jo vetëm për shqiptarët në Mal të Zi, por edhe për Malin e Zi si shtet. Kjo po dëshmohet në kohët më të reja për arsyet se jam dëshmitar i kontakteve edhe të nivelit më të lartë. Pak kohë më parë Shqipërinë e ka vizitua edhe kryeministri i qeverisë së Malit të Zi, zoti Gjukanoviç, i pritur nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, zoti Berisha. I di temat që janë diskutuar nga të dyja palët, i di edhe angazhimet e të dyja palëve për të rritur bashkëpunimin mes të dy shteteve.
Duket se Mali i Zi është më i lidhur me Kosovën?
Mund të shihet për shkak se në kushtet kur kufiri me Shqipërinë ishte kufi jo fatlum, i pakapërcyeshëm dhe kjo ka bërë që gjatë monizmit, Prishtina të jetë cak i krijimit të hapësirave për shqiptarët në Mal të Zi, por sidoqoftë mendoj se edhe me Prishtinën kontaktet janë gjithnjë e më të mira. Mali i Zi zyrtar nuk ka nguruar të njohë realitetet e reja në Ballkan dhe realitetin e shtetit të ri të Kosovës. Të njohë shtetin e ri të Kosovës të vendosë që të këmbejnë edhe ambasadorët mes Prishtinës dhe Podgoricës.
Para disa ditësh keni pasur një vizitë në Prishtinë, cili kanë qenë qëllimi dhe temat e diskutuara gjatë kësaj vizite ?
Vizita në Prishtinë ka pasur dy dimensione. Kam pasur takime me pushtetarë, me zyrtarë, por edhe me opozitarë. Kam takuar kryeministrin Thaçi dhe presidentin Sejdiu, me këta temë kryesore ka qenë përshpejtimi i marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje, këmbimi i dy ambasadorëve. Në këtë drejtim përshpejtimi i faktorizimit të pakicës malazeze në Kosovë, të cilat flasin se janë të gatshme të njohin shtetin e ri të Kosovës dhe të integrohen në këto institucione. Ka ndodhur që pakica malazeze të mos gjendet apo të mos njihet në Kushtetutën e Kosovës, por kjo nuk ka ndodhur për shkak të institucioneve të Kosovës, por për shkak të dominimit të politikave të Milosheviçit kur është fjala për elementin sllav. Dhe që në atë kohë është folur vetëm për serbët pa u dëgjuar ndonjë zë nga ana e malazezëve. Por tashmë ata kanë pasur mundësinë të flasin publikisht dhe unë si ministër i Pakicave në Mal të Zi kam shkuar atje që të shpreh vullnetin e mirë për të ndihmuar në këtë drejtim dhe kam hasur në mirëkuptim. Ata më kanë premtuar se shumë shpejt, fakti që nuk mund të punohet aq shpejt në drejtimin e ndërrimit të kushtetutës, shumë shpejt do të veprohet për të pasur ndryshime në ligj ku të përmendet pakica malazeze në Kosovë dhe të fillojë të krijohen hapësira për përfaqësuesit malazezë në institucionet e Kosovës. Kryetari Sejdiu, madje, më ka thënë se në një këshillë konsultativ të minoriteteve, të komuniteteve ka gjetur vend edhe përfaqësues të Malit të Zi, është fjala për një femër që unë dje e kam pasur në zyrën time në Podgoricë dhe shpresoj që me të, të jemi në kontakte të mira.
Sulmet nga partitë e tjera shqiptare karshi jush kanë qenë të vazhdueshme, ndërkohë ju në daljet e fundit publike keni folur me tepër optimizëm për ecurinë e popullit shqiptar, cilat janë zhvillimet që ju kanë bërë të jeni kaq optimist?
Po, jam optimist dhe vazhdoj ta shpreh se fundshekulli i shkuar dhe fillimi i këtij shekulli ka dhënë prodhime të mira për shqiptarët, prodhime të cilat kanë krijuar arritjet për të bërë një dasmë të madhe për shqiptarët. Me shtetin e ri të Kosovës me Shqipërinë demokratike në NATO, me Malin e Zi pa Serbinë, mendoj se shqiptarë duhet tia shohin lezetin dasmës dhe jo të sillen si të ishin në mort për arsye se disa nga shqiptarët, nga partitë shqiptare në Mal të Zi sillen në atë mënyrë si të mos kishin ndodhur këto që unë përmenda dhe ankohen ose parashohin rreziqe të asimilimit të shqiptarëve në Mal të Zi të përzënies së tyre nga trojet shekullore e kështu me radhë gjë që më duket se në këtë fazë është e pakuptueshme. Mendoj se shqiptarët, nëse ruajnë miqtë e mirë siç janë miqtë amerikanë, do të jenë faktor i pakapërcyeshëm në fazën e re të proceseve demokratike në rajon që do të jetë faza e integrimeve, faza e integrimit evropian, euroatlantik dhe në këtë fazë shqiptarët do të kenë rol të pazëvendësueshëm dhe ne, mendoj unë, duhet ta shfrytëzojmë këtë rol, nuk duhet tua vëmë veshin atyre sjelljeve ndjellakeqe që për fat të keq vazhdojnë të jenë akoma prezentë te disa shqiptar. Natyrisht ka punë për tu kryer ende ka probleme, të cilat ende kanë mbetur, por kahet magjistrale të ecjes së shqiptarëve janë të qarta dhe mendoj se e ardhmja është jona.
Ky lajm është publikuar: 30/03/2010