Berisha: Kundershtari im, Rama, jo particka e Topit Eva Gjura
Presidenti Topi gjate ushtrimit te detyres se tij ka shkelur disa here Kushtetuten duke e kthyer Presidencen ne nje institucion ku behen mbledhje partiake. Keshtu eshte shprehur dje kryeministri Berisha gjate bashkebisedimit me gazetaret, duke theksuar se mazhoranca do te vazhdoje ta toleroje kete shkelje deri diten e fundit kur presidentit t'i mbaroje mandati i tij zyrtar si drejtues i kreut me te larte te vendit. "Presidenca eshte shnderruar ne seline e nje partie te vogel, por ne vendosem te tolerojme, e garantoj zotin Topi se deri ne perfundimin e mandatit te jete i qete. Ne nuk kemi as edhe nje nisme per Presidentin Topi, pasi gjithcka qe ai ben eshte ne kundershtim me Kushtetuten", - eshte shprehur kryeministri Berisha. Duke iu pergjigjur interesit te mediave per konsultimet e bera deri me tani per emrin e Presidentit te ri, Berisha tha se konsultime do te behen me aleatet e koalicionit, madje edhe me opoziten dhe do te jete nje proces kushtetues ku konsultimet nuk perjashtohen. Gjithashtu, ai ka garantuar mbare opinionin publik se PD-ja ka nje liste te gjate me emra, te cilet plotesojne staturen per te qene ne krye te shtetit. Berisha ka theksuar faktin se presidenti i ri do te jete politik, duke e vleresuar si te deshtuar zgjedhjet e bera per vite me pare per president konsensual pa parti. "Presidenti do te jete nje nga personalitetet e shquara te PD-se. Tani po behen diskutime qe te jete pa parti, qe te jete as i majte e as i djathe. Por kjo teori u permbys qe ne zgjedhje. Ai qe e reklamoi kete, e harroi dhe nuk e perdor me kete fjale. Presidenti duhet te jete politik, sepse ai nuk eshte post bamiresie, ai eshte post perfaqesimi dhe nuk ka diskutim qe eshte post politik", - tha Berisha. Lidhur me mundesine e Presidentit konsensual, Berisha tha se, opozita e beri proven, dhe kur erdhi puna ne fund nuk ia mbajti te votonte. "Opozita ka nje problem te lindur me voten, ka frike nga vota sa nga asgje tjeter, e moren burrin e botes e propozuan e ulen ne tavoline dhe ne fund nuk votuan. Tani se cili do te jete qendrimi i tyre pas kesaj vjedhje qe iu be votave ne votimin me te fshehte nuk e di, por prape ne mbeteni te hapur", - tha Berisha. Ne lidhje me debatin e krijuar ne parlament per zgjedhjen e anetarit te ri te KLD-se, Berisha u shpreh se nuk ekziston asnje ngerc i vetem midis Parlamentit dhe KLD-se. Ekziston nje perpjekje e re per te dhunuar Kushtetuten e vendit nga Presidenti, i cili e mbyll mandatin duke regjistruar akte rekord ne historine e nje demokracie te dhunimit dhe thyerjes se Kushtetutes. Gjate konferences, kryeministri foli dhe per koalicionin me LSI-ne, duke theksuar faktin se nuk ka asnje krisje. "Fitorja e ngushte apo e gjere, e madhe apo e vogel eshte diamant. Fitorja vetem permireson marredheniet. Koalicioni s'ka asnje problem", - tha Berisha. Sa per partine e re qe pritet te krijohet nga presidenti Topi, Berisha u shpreh se krijimi i saj nuk e tremb, pasi ai perballe si kundershtar politik ka kryetarin e PS-se, Rama. "Une perballe kam Edi Ramen, satelitet e tij nuk me lendojne. Ne kete sistem elektoral del qarte se ku rremojne ata", - u shpreh kryeministri.