E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimet, miratohen 32 zona

Keshilli i Rregullimit te Territorit te Republikes miratoi dje 32 zona informale ne rajone te ndryshme te vendit. Keshtu, me miratimin e ketyre zonave permbyllet edhe procesi i legalizimit te ketyre zonave informale nga 127 mije qe ishin ne te gjithe vendin. Zonat e miratuara dje ne KRRTRSH kane nje siperfaqe nga 170 deri ne 700 hektare. Ne to jane te ndertuara mbi 11 mije objekte, te cilat kapin nje vlere prej 6 miliarde eurosh, ku jetojne mbi 630 familje me rreth 26 mije banore. Kreu i qeverise, Berisha, pas miratimit te ketyre zonave, theksoi se duhet te konkludohej me shpejtesi ne pajisjen e ketyre qytetareve me tituj dhe me tapi pronesie. Nderkohe qe perfitojne nga legalizimi 120 mije banesa, te cilave do t'u shtohen dhe 200 mije te tjera, qe do te miratohen ne vijim.

I pranishem ne mbledhjen e djeshme te KRRTRSH-se, Berisha deklaroi se ky kapital qe tashme eshte bere i ligjshem do te hyje menjehere ne tregun e banesave, duke theksuar se ne kete rast do te zbuten edhe kerkesat ne kete sektor. Sipas tij, me formalizimin e ndertimeve pa leje, do te zhbllokohen disa miliard leke kapital. Persa i perket cmimit te tokes, kryeministri Berisha i ka konsideruar absurde cmimet.

"Eshte shume e rendesishme qe ky proces te filloje sa me shpejt dhe te clirohet ky kapital i ngrire ne nje periudhe shume te rendesishme per vendin dhe ekonomine e tij, sepse jane rreth 6 miliarde euro llogaritur sipas kostos qe clirohen dhe kjo do te jete e rendesishme, si per zhvillimin e tregut, ashtu dhe per sektorin e ndertimit. Duhet te pajisen me tituj pronesie sa me shpejt te gjithe pronaret e rinj", deklaroi Berisha ne fjalen e tij ne KRRTRSH. Nga ana tjeter, ministri i Bujqesise, Jemin Gjana, deklaroi ne mbledhjen e KRRTRSH-se kerkon nje rishikim te titujve ne kadastrat. Sipas tij, duhet te sqarohen ne kadastra shifrat e tokes bujqesore, pasi shume toka bujqesore, qe figurojne ne regjistrat e 1992 nuk jane me te tilla, pasi jane bere ndertime mbi to.

"Nga rreth 700 mije hektare toke bujqesore, sipas te dhenave te 1992, tashme mund te kemi rreth 650 mije. Kerkoj qe te kemi nje rishikim te titujve ne kadastrat", deklaroi Gjana ne fjalen e tij.

Ministri i Kultures, Ylli Pango, i pranishem ne mbledhjen e KRRTRSH-se korrigjoi dje edhe vendimin e marre nga ky keshill eshte bere nje gabim, sipas te cilit legalizohet nje zone ne te cilen eshte vendosur nje bazilikat e vjeter.

"Po shikoj qe ne Arapaj, ne komunen Rrashbull, ne Durres, perfshihet ne nje zone dhe nje bazilikat e vjeter, qe eshte nje nder monumentet me me vlere qe kemi. Kerkoj qe te ruhet ky mozaik i vjeter", deklaroi Pango ne lidhje me kete mozaik te vjeter. KRRTRSH miratoi te premten studimet urbanistike te qendrave te qytetit te Beratit, Fierit dhe Kucoves, si dhe studimin urbanistik pjesor dhe sheshin e ndertimit per objektin "Impianti i bluarjes se klinkerit ne Sallmone, Xhafzotaj, ne Durres me investitor Shqiperia Cement Kompani.

Zonat e miratuara

Qarku Shkoder

Zona e Bashkise se Vaut te Dejes

Zona Barbullush, ne komunen e Bushatit

Zona Muriqan ne komunen Ana e Malit

Zona Oblike e Madhe, ne komunen Ana e Malit

Zona Juban ne komunen Guri i Zi

Zona Rrenc ne komunen Guri i Zi

Zona Kuc ne komunen Guri i Zi

Zona Golem ne komunen Rrethina.

Zona Shkoder

Zona Shkoder

Zona Shkoder

Qarku Lezhe

Zona Koder-Sanxhk, ne Bashkine e Lacit

Zona e gjithe komunes se Shengjinit

Zona Barbulloje ne komunen Kolsh

Qarku i Tiranes

Zona numer 2 ne Bashkine e Kavajes

Qarku i Vlores

Zona e vendbanimit informal Nr. 1, Bashkia Vlore

Zona e vendbanimit informal Nr. 2, Bashkia Vlore

Zona e Lagjes Nr. 3 e Bashkise se Sarandes

Zona numer 2 ne Sarande

Zona e vendbanimit informal Lagjja nr. 3 ne komunen e Ksamilit

Zonat e vendbanimit informal Lagjja nr. 4 ne komunen e Ksamilit

Zona informale nr. 1, qe i perket Lagjes nr. 3 te Ksamilit.

Qarku Korce

Zona e Qesarates ne Bashkine e Maliqit

Zona Ciflik ne komunen Qender Bulgarec

Zona Ravonik ne Drenove

Zona Dardhishte ne Voskopoje

Zona Strafidolle-kryqezimi Libonik ne Libonik

Zona Bucimas - Verdove - Rremenj ne Bucimas

Zona "Rruga e Tushemishtit" ne Bucimas

Zona Pole ne Hundemisht

Qarku Durres

Zona nr. 1 ne Rrashbull

Zona nr. 2 ne Rrashbull


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›