Punetoret rindertojne skenen e tragjedise

Policia merr ne pyetje punetore e fabrikes se Gerdecit ne lidhje me shperthimin e ndodhur gjate cmontimit te municioneve ushtarake dhe per rindertimin e skenes se ngjarjes. Nje dite me pare, 6 prej tyre, qe jane njekohesisht edhe banore te zones, jane paraqitur perseri para Drejtorise se Policise se Tiranes, ku do te ripyeteshin rreth detajeve qe dinin per ngjarjen tragjike. Lajmi eshte bere i ditur nga burime zyrtare prane ketij institucioni qe kane bere te ditur se, ne pyetje jane marre persona, te cilet kane deshmuar dhe me pare per tragjedine e ndodhur me 15 mars te ketij viti. Mesohet se gjate deshmive te dhena, punetoret shpjeguan se numri i mjeteve ushtarake, qe transportonte municione, ishte i madh dhe vinin jo vetem fisheke, por edhe predha, nje pjese e te cilave pastroheshin. Nderkohe qe, kane folur edhe per momentin e pare te ngjarjes, duke shpjeguar se nje shkendije mund te kishte shkaktuar tragjedine, pas saldimit te nje konteineri. Po keshtu mesohet se punetoret pretendonin se zjarri kishte ardhur nga jashte fabrikes dhe jo gjate kohes se demontimit.
Per mese dy ore gjashte prej punetoreve qe banojne ne zonen e Gerdecit dhe qe kishin mundesi per te pasur informacione te bollshme, jane pyetur diten e djeshme nga oficeret e policise se Tiranes, te caktuar si pjese e grupit hetimor. Ata jane marre ne pyetje ne lidhje me personat qe kane punuar aty, nese kane punuar te mitur, sa punonjes kane punuar aty dhe pyetje te tjera ne lidhje me cmontimin dhe pastrimin e predhave luftarake, procese qe kryheshin ne kete fabrike. Burime policore thane se shpesh ne fabrike shkonin edhe femije, pa percaktuar moshen, por qe ndihmonin te afermit. "Ne kete firme punonin shume persona, mbi 100, nderkohe qe te shtunen e ngjarjes, numri i njerezve qe punonin ka qene me i vogel, rreth 70", kane deshmuar ata. Burime zyrtare thane se punetoret konfirmuan se gjendeshin ne pushimin e drekes dhe nje pjese po hanin kur ndodhi ngjarja. Ata kane rindertuar dhe skenen e shperthimit dhe kane rikujtuar gjithcka kishte ndodhur ate dite. Deshmite do t'u bashkengjiten materialeve ne Prokurorine e Pergjithshme. Ata kane treguar dje, se "ne fabrike punonim shume njerez dhe se aty cmontoheshin predha te kalibrave te ndryshme, ndersa pothuajse cdo dite vinin kamione me municione per shkarkim".
Burime zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme konfirmuan dje per gazeten "Koha Jone" se pritet qe ditet e ardhshme te merren ne pyetje ushtarake te tjere te larte drejtues te komandave ne Shtabin e Pergjithshem. Nje prej tyre eshte shefi i Komandes Ajrore, Astrit Jaupi, por edhe ai i Komandes se Bashkuar, Shpetim Spahiu, si dhe punonjes te tjere te cilet do te pyeten ne cilesine e personit qe ka dijeni per ngjarjen. Nderkohe qe deri me sot nga ana e grupi hetimor jane marre ne pyetje mbi 80 persona, te cilet jane kryesisht ish-punonjes te fabrikes, banore te Gerdecit, ushtarake te dale ne reforme, si dhe zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes. Nje numer i madh deshmitaresh do te thirren serish per te sqaruar prane organit te akuzes informacionet qe disponojne rreth tragjedise se 15 marsit. Nga ana e grupit hetimor jane marre ne pyetje deri me sot drejtori i Logjistikes, Dashnor Caushi, shefi i armatimeve, Ilmi Licaj, ish-sekretari i Ministrise se Mbrojtjes, Ardjan Mullai, nderkohe qe pritet te merren ne pyetje edhe zyrtare e ushtarake te tjere.