E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bolonja le te diplomuarit pa pune

Te studiosh sipas Kartes se Bolonjes, pervec aneve te mira, ka edhe nje ane tjeter shume negative. Studentet qe mbyllin kete vit studimet e larta me kete lloj sistemi nuk do te mund te gjejne dot nje vend pune as si mesues. Kjo vlen per deget, te cilet kane furnizuar tradicionalisht shkollat me arsimtare te kualifikuar si: Historia, Gjeografia, Gjuhe-Letersia, Fizika, Kimia, Biologjia, Gjuhet e Huaja e Matematika. Te gjithe keta studente qe mbarojne kete cikel studimesh per te marre nje diplome mesuesie duhet te bejne edhe kurs 1-vjecar Pedagogji, e cila eshte me pagese. Fakultetet kane propozuar qe tarifa te jete 150 mije leke te reja ne nje vit, por gjithcka do te vendoset nga Ministria e Arsimit.

Shqetesimi

Studentet te cilet sivjet mbyllin 3 vjet studime sipas sistemit te Bolonjes nuk do te mund as te aplikojne per t'u bere mesues. Ne vend te diplomes tradicionale ku shenohej "Specializuar ne mesimdhenien e Letersise dhe Gjuhes Shqipe", do te marrin nje diplome ku shenohet "Bachelor ne Letersi". Kjo do te thote se pas perfundimit te ciklit trevjecar te studimeve te larta, keta te rinj nuk kane ne dore nje diplome mesuesie, por do te jene vetem specialist te ketij profili. Keshtu, me nje diplome bachelor nuk e ke te sigurt as nje vend pune si mesues. Dhe nese rastis qe te gjesh nje vend pune, sigurisht qe ai do te jete ne nje zone periferike, ku mesuesit e vertete jane me pikatore dhe nevoja per arsimtare eshte shume e madhe, pavaresisht titullit qe ke ne diplome. Pasi ne menyre qe diploma bachelor te kete te njejten vlere me diplomen tradicionale, duhet qe te gjithe keta studente te bejne edhe nje vit tjeter studime, Pedagogji. Dekani i Fakultetit te Historise dhe Filologjise ne UT, Shezai Rrokaj, eshte shprehur se Pedagogjia eshte e domosdoshme per te gjitha ata qe duan te kene nje diplome mesuesie.

Kriteret

Dekani i Filologjikut, Shezai Rrokaj, ka shpjeguar se keshilli i ketij fakulteti ka miratuar tashme edhe kurrikulat perkatese, si dhe do te dergoje ne Ministrine e Arsimit edhe propozimet per tarifen qe duhet te paguajne studentet. Aktualisht mesohet se jane bere gati kurrikulat per sistemin 2-vjecar dhe doktorature per Gjuhe-letersine, Historine dhe Gjeografine. Gjithashtu eshte propozuar edhe tarifa qe do te jete 150 mije leke, por te gjitha keto jane ne dore te Ministrise se Arsimit. Mesohet se kurset e studimit do te jene te hapura dhe nuk do te kete kritere qe do te kufizojne numrin e studenteve. "Edhe ne kuader te hapjes se cikleve te studimeve, ne nuk kemi vendosur kritere kufizuese, sic mund te jete ai i notes mesatare. Nje cikel studimesh mund ta ndjekin te gjithe ata qe deshirojne", ka shpjeguar Rrokaj. Sipas tij, nje student qe mbaron per shembull per Kimi e ka te domosdoshme qe te beje nje vit pedagogji, nese deshiron te marre diplome mesuesie. E njejta gje mesohet se vlen per te gjitha deget e profilit te mesuesise. Dhe vetem atehere, ata do te mund te fillojne aplikimet per t'u bere mesues. Studentet qe presin te diplomohen shprehen se e kane te qarte se edhe pasi te mbarojne specializimin per pedagogji do ta kene serish te veshtire per te gjetur pune, por te pakten do te kene te drejte te aplikojne. Megjithate, atyre do t'u duhet te kene shume njohje ne menyre qe te realizojne synimin e tyre per te dhene mesim. Kjo, sepse ne Drejtorine Arsimore te Tiranes, sikurse edhe ne te gjitha drejtorite e tjera arsimore te vendit, ka vite qe dosjet me kerkesa per pune "flene" neper sirtare. Kjo, per shkak te numrit te madh te te diplomuarve dhe hapjes se pak vendeve te punes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›