Berisha: S'kam ambicie per President

Kryeministri Berisha vazhdon te qendroje luajal per sa u perket qendrimeve ne lidhje me zgjedhjen e Presidentit nga populli. Gjate nje konference per shtyp, te organizuar me rastin e vizites se Kryeministrit cek ne Shqiperi, kreu i qeverise, Berisha, theksoi se ai prej kohesh ka qene avokat per zgjedhjen e Presidentit nga populli, por per shkak te numrit te madh te votave qe kerkon amendimi i Kushtetutes, kjo nuk mund te arrihet vetem me vullnetin e PD-se. Nisur nga kjo, Berisha theksoi se amendimet e ardhura nga nje pjese e deputeteve te PD-se, ne te cilat propozohet zgjedhja e Presidentit ne raundin e peste te votimit me shumice te thjeshte votash, eshte nje zgjidhje per te kaluar veshtiresine qe sjell zgjedhja e Presidentit me 3/5 e votave.
"Lidhur me menyren e zgjedhjes se Presidentit, une kam qene avokat i zgjedhjes se Presidentit nga populli, por ne pamundesi per te realizuar nje gje te tille, nenin me 3/5, une e konsideroj nje nen krize dhe pranoj variantin tjeter", deklaroi Berisha ne konferencen e djeshme per shtyp, duke qene i hapur per te dy variantet e paraqitura nga Grupi i tij parlamentar. Sipas Berishes, Grupi parlamentar ka vendosur qe te mbeshtese vendimin e Kryesise se Partise Demokratike per ta pranuar te plote paketen e ndryshimeve te Kushtetutes. Por, sipas Kryeministrit, ne rast se behen 94 vota per ta zgjedhur Presidentin nga populli, ne kuadrin e paketes se ndryshimeve, ky zhvillim eshte shume i mirepritur. Kreu i qeverise, Berisha, i cili ka pasur nje karriere te gjate si President ne vend deklaroi dje se ishte i hapur per te dyja versionet, kjo edhe per faktin se ai vete nuk kishte me ambicie presidenciale.
"Ju e dini tashme qe personalisht kam hequr dore nga ambiciet presidenciale dhe dua te heq nje nen krize per Kushtetuten e vendit", deklaroi Berisha, duke lene te kuptohej se vendi nuk mund te kalonte kriza vetem sepse Kushtetuta e bente te veshtire menyren e zgjedhjes se Presidentit.
Nga ana tjeter, Berisha deklaroi se ne fillim te kesaj jave pritej qe paketa me ndryshimet kushtetuese te kalonte per miratim ne Kuvend, por nuk shpjegoi nese kjo pakete do te kalonte se bashku me amendimet per reformen zgjedhore. Dy dite me pare, Kryeministri Berisha zhvilloi nje mbledhje te Kryesise se PD-se per te diskutuar ne lidhje me ndryshimet e propozuara per Kushtetuten. Te gjitha pikat e amenduara gjeten mbeshtetjen e anetareve te Kryesise se PD-se dhe kundershtim hasi vetem pika, sipas te ciles presidenti duhet te zgjidhje me shumice te thjeshte votash ne raundin e peste te votimit. Anetare te Kryesise se PD-se dolen me kerkesen qe Presidenti duhet te jete nje figure, e cila te dali nga votat e vete qytetareve dhe jo nga nje shumice e thjeshte parlamentare. Kjo kerkese u zyrtarizua ne mbledhjen e Grupit parlamentar te PD-se, kur nje grup prej 28 deputetesh i paraqiten Berishes kerkesen per zyrtare per zgjedhjen e Presidentit nga populli. Kesaj kerkese i jane shtuar edhe deputete te tjere te mazhoranaces diten e djeshme, duke e cuar 30 numrin e deputeteve qe kerkojne zgjedhjen e Presidentit nga populli. Kjo kerkese pritet te diskutohet ne Komisionin parlamentar te Ligjeve ne menyre qe deputetet firmetare te arrijne konsensus me deputetet opozitare ne kete komision qe Presidenti nga populli te jete nje zgjidhje e krizes qe shkakton zgjedhja e Presidentit me 3/5 e votave ne parlament.
Topolanek: Presidenti, dhe ne kemi debat
I ndodhur prane Kryeministrit Berisha ne momentin kur ai pyetej ne lidhje me formen me te mire te zgjedhjes se Presidentit, Kryeministri i Cekise, Topolanek, nuk ngurroi te tregonte se edhe ne partine e tij mendimet jane te ndryshme ne lidhje me zgjedhjen e kesaj figure.
"Meqenese jemi ne nje konference shtypi midis dy Kryeministrave te dy vendeve, une doja te shtoja se dhe ne partine time, Partine Demokratike, ku une bej pjese, ka mendime te ndryshme lidhur me menyren se si duhet te zgjidhet Presidenti", deklaroi Kryeministri cek.