E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maska dhe bresheri armesh ne mes te fshatit

DURRS/ Policia ka prangosur dy te rinj qe terrorizuan nje fshat te tere dhe dy te tjere qe dyshohet se kane gisht ne ngjarje


DURRS - Dy te rinj jane shfaqur ne mes te fshatit Kenetas me maska dhe arme ne dore duke qelluar ne ajer. Me pas kane grabitur nje dyqan dhe kane rrembyer forcerisht nje motocikete. Tamam si ne filmat kaubojs. Policia beri te ditur se djemte qe tashme jane arrestuar dhe mesohet se jane nga fshati Shetel qe ndodhet ne periferi te Shijakut kane terrorizuar fshatin Kenetas me te shtena automatiku me bresheri.


Maskat nuk u kane sherbyer per shume kohe pasi jane zbuluar nga gjurma e motocikletes dhe mengjesin e se dieles jane vene ne pranga nderkohe qe jane sekuestruar mallrat e grabitura prej tyre. Policia njoftoi se ka arrestuar shtetasit Roland Stafa 24 vjec dhe Gentian Hysa 20 vjec. Gjithashtu jane ndaluar edhe Ervin izmja dhe Agron Tuda edhe keta nga fshati Shetel pasi dyshohet se kane lidhje me ngjarjen.


Historia


Burimet nga policia bene te ditur se dy vete kane hyre ne fshatin Kenete te komunes Gjepalaj rreth ores 1730 dhe ne bashkepunim me njeri-tjetrin te maskuar dhe nen kercenimin e nje arme luftarake kane vjedhur dyqanin e shtetases H.N. Ne dyqan nuk ka pasur shume materiale te lakmuar prej tyre por kane marre disa karta telefoni dhe 2 celulare.


Pasi kane dale nga lokali kane qelluar me bresheri te zgjatur me automatikun kallashnikov qe kishin me vete. Rreth 100 metra nga vendi kane ndaluar nje kembesor dhe i kane marre edhe atij celularin.


Me pas kane marre rrugen ne kembe per te dale nga fshati por jane perballur me nje person qe po udhetonte me motociklete te cilit i kane drejtuar armen automatike dhe nen kercenimin e saj ia kane rrembyer ate. Policia ka bere me dije se udhetari kishte motor tip Jamaha. Duke qelluar me bresheri ne ajer dhe duke e kercenuar ata i kane marre me dhune motorin. Sipas policise grabitesit jane larguar me motociklete nga vendi i ngjarjes.

Arrestimi


Ne oret e para te mengjesit policia arrestoi njerin nga protagonistet e kesaj ngjarjeje. Arrestimi i tij u be ne fshatin Pjezge ku i banonte e motra. Policia gjeti dhe sekuestroi ne cilesine e proves materiale celularet e grabitur si dhe motocikleten tip Jamaha qe iu grabit ne rruge banorit te Kenetasit. Me pas u arrestua ortaku i tij. Nderkaq policia e Durresit ben te ditur se u shoqeruan disa persona te cilet mendohet te kene lidhje me kete ngjarje.


Ne pranga kane perfunduar edhe shtetasit Ervin izmja 23 vjec dhe Agron Tuda 22 vjec pasi dyshohet se njeri ka fshehur armen qe ata perdoren ndersa tjetri kishte dijeni per ngjarjen dhe nuk ka treguar. Ne cilesine e proves eshte sekuestruar arma tip kallashnikov me dy karikatore rezerve. Sipas policise ka rezultuar se gezhojat e mbledhura ne vendngjarje ne fshatin Kenetas ishin qelluar nga arma e sekuestruar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›