E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama shpall kandidatet zyrtare per bashkite e medha

TIRAN- Ne oret e vona te mbremjes kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka lajmeruar zyrtarizimin e kandidaturave per shtate prej bashkive kryesore ne vend. Pas mbledhjes se Kryesise se PS-se kryesocialisti ndonese theksoi veshtiresite per perzgjedhjen e kandidaturave ai nuk nguroi qe te zyrtarizoje disa prej tyre.



Midis kandidaturave te shpallura prej tij dy prej tyre jane deputete aktuale ne Kuvendin e Shqiperise Gjok Jaku dhe Fatos Tushe. Ne lidhje me kete proces kreu i opozites beri te ditur se kane pasur veshtiresi per shkak se ne nje numer te konsiderueshem njesish vendore kane me shume se nje kandidat qe perfaqeson ashtu sic deshirojne interesat pelqyeshmerine dhe kerkesat e komunitetit dhe te koalicionit.



Kemi zona te tera ne te cilat eshte realisht nje zgjedhje e veshtire mes kandidatesh burra e gra qe i ofrojne PS i ofrojne koalicionit te Aleances per te Ardhme eksperiencen e tyre cilesite e tyre si dhe ambiciet e tyre. Ne nderkohe ne kemi detyrimin qe te bejme zgjedhjen duke zgjedhur vetem nje - deklaroi Rama. Ai shfrytezoi kete moment per te kerkuar mirekuptimin e kandidaturave te cilat nuk do te zyrtarizohen per shkak te pamundesise. Sipas tij perzgjedhja bie vetem mbi nje kandidat dhe te gjithe se bashku duhet te mbeshtesin nje kandidat.

Nga ana tjeter kryetari i PS-se kerkoi nga te gjithe kandidatet dhe mbeshtetesit qe te bejne kete beteje zgjedhore ne cdo hapesire ku ka vend dhe mundesi per ballafaqim. Ta bejme kete beteje dere me dere duke hyre jo thjesht ne shtepite por ne zemrat dhe ne mendjet e njerezve per te ndare me ta jo vetem shqetesimet e perbashketa por dhe domosdoshmerine qe Shqiperia te nderroj rruge te dal nga rruga qorre ku po e shtyn perdite Saliu dhe oborri i tij dhe te rimarr rrugen drejt aspiratave te shqiptareve e shqiptareve qe nuk jetojne ne kete oborr - apeloi kreu i PS.

Lideri i socialisteve sqaroi se partia qe ai drejtohen ndodhet ne procesin e rikonfirmimit te nje numri te konsiderueshem te perfaqesuesve vendore te PS dhe te opozites. Per keto zona ai solli ne vemendje problemet qe po hasen nga mazhoranca per te mos vijuar projektet ne bashkite e medha te vendit qe drejtohen nga socialistet.

Ndaj kryesocialisti lajmeroi rikandidimin e kryetarit te Bashkise se Durresit Vangjush Dako kryetarin e Bashkise se Korces Niko Peleshi kryetarin e Bashkise se Elbasanit Qazim Sejdinin kryetarin e Bashkise se Vlores Shpetim Gjika dhe kryetarin e Bashkise se Fierit Baftjar Zeqo. Kryesocialisti lajmeroi dhe kandidimin e dy deputeteve te PS Gjok Jaku dhe Fatos Tushe perkatesisht kandidat i Bashkise se Lezhes dhe te Bashkise se Lushnjes.

Kandidatet zyrtare te Partise Socialiste
Bashkia Tirane Edi Rama
Bashkia Durres Vangjush Dako
Bashkia Korce Niko Peleshi
Bashkia Elbasan Qazim Sejdini
Bashkia Vlore Shpetim Gjika
Bashkia Fier Baftjar Zeqo
Bashkia Lezhe Gjok Jaku
Bashkia Lushnje Fatos Tushe

PS marreveshje te posacme me PBDNJ


TIRAN - Partia Socialiste do te nenshkruaje nje marreveshje te posacme me Partine Bashkimi per te Drejtat e Njeriut per zgjedhjet e ardhshme vendore. Mosperfshirja ne koalicionin Aleanca per te Ardhmen te partise qe mbron te drejtat e minoriteteve do te sjelle nje marreveshje jashte ketij koalicioni me Partine Socialiste.

Kryesocialisti Edi Rama ka sqaruar ne daljen e djeshme per mediat se marreveshja e posacme do te behet se shpejti me kreun e PBDNJ-se Vangjel Dule. Dua te nenvizoj se nuk kemi nje partner te mire te ketij koalicioni Vangjel Dule por me te do kemi nje marreveshje jo politike por nje marreveshje per te cuar para dhe qe lidh tere ata qe duan Shqiperine por edhe aty Saliu ka vene minat. Ne duam te bashkepunojme per Shqiperine Europiane pavaresisht prejardhjes se tyre dhe perkatesise se kjo Shqiperi nuk eshte as blu as roze- sqaroi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›