Durres nis regjistrimi i ortodokseve
Besimtareve u eshte kerkuar te firmosin ne nje regjister per kombesine qe do te deklarojne
Ne qytetin e Durresit grupe anonime kane filluar qe te trokasin neper dyert e qytetareve qe i perkasin besimit ortodoks. Sipas banoreve ku kane trokitur keto grupe jozyrtare dhe qe nuk kane bere as prezantimet e duhura ata kerkonin qe te merrnin firmat paraprake per kombesine qe do te jepnin ne regjistrimin e popullsise.
Firmat sipas personave do te hidheshin ne regjistrin qe ata mbanin duke realizuar keshtu nje lloj regjistrimi anonim per regjistrimin e te gjithe ortodokseve si shtetas greke.
Gjate ketyre regjistrimeve ka pasur edhe incidente nga banore qe i kane perzene. Nje banor i nje prej lagjeve qendrore te qytetit thote se ne deren e shtepise se tij jane shfaqur tre te rinj.
Sipas banorit Pask Allkanjari ata kishin ne dore regjistra te rregullta me emra te plote dhe i njihnin dyert ku trokisnin pasi me sa duket informacioni dhe parapergatitja e tyre kishte qene e plote. Me thane se donin te dinin cdo te deklaroja kur te behej regjistrimi per ortodokset. Fillimisht thane se kishin ardhur per te regjistruar popullsine duke e pyetur nese ishte ortodoks.
Me pas kerkuan qe ta deklaroja me firme kombesine time greke thote Pasku ndersa vijon se kur ai ksihte kundershtua i kishin thene se po benin thjesht nje sondazh. Edhe banore te tjere pohojne nisjen e nje regjistrimi nderkohe qe thone se jane rreth 5 grupe qe bejne grumbullim te tille te firmave.
Precedenti
Me 12 dhjetor te vitit te shkuar dhjetera besimtare ortodokse te paraqitur per meshen e se dieles u gjenden perballe nje formulari ne te cilin deshmohej dashuria respekti dhe besimi i patundur per udheheqesin e tyre shpirteror. Ate dite mesha u drejtua nga nje klerik i ardhur enkas nga Tirana dhe i dedikuar kryepeshkopit Anastas ndersa nga prifti eshte kerkuar hedhja e firmave. Mesha ka pasur qindra besimtare por deri ne oret e pasdites numri i mbeshtetesve shkoi ne rreth 50-60.
Disa besimtare dolen disi te shqetesuar duke u shprehur se ishte hera e pare ne keto 20 vite qe ndesheshin me rastin e shkeljes se te drejtes se tyre te ushtrimit te besimit ne menyre te lire. Ata thane se kishin shkuar ne kishe dhe besojne tek Zoti duke lene te kuptojne se nuk duan te ngaterrohen me emrin e kryepeskopit e as te prifterinjve.
Por ka pasur edhe zera kunder firmosjes. Sipas pohimeve pati pasur shume besmimtare qe kundershtuan te hedhin firmen madje te shprehen edhe kunder kryepeshkopit Anastas duke shtuar se tani pas 20 vitesh kleri ortodoks duhet te kete ne krye prifterinj e kryepeshkop shqiptar. Teksti nuk mbante nenshkrimin e autoritetit qe e kishte formuluar apo edhe vulen e institucionit fetar.