Legalizimet, x tapitë e reja
Agjencia e Legalizimeve ka miratuar edhe x tapi të reja në 7 qarqe të vendit. Gazeta publikon emrat e të gjithë pronarëve të objekteve pa leje që u është miratuar objekti nga agjencia. Në Qarkun e Tiranës kanë përfituar tapinë dhjetëra familje që ndodhen në zona problematike. Njëkohësisht janë miratuar objekte në Vlorë, Berat, Durrës, Fier, Elbasan dhe Gjirokastër. Tashmë të gjithë këta fitues të së drejtës për të pasur në pronësi objektet e tyre pa leje, do të nis procedurën e kalim në pronësi. ALUIZNI ka përcaktuar tre formularë të cilët duhet të plotësohen nga pronarët e ndërtimeve pa leje. Pagesa për plotësimin e tyre do të kushtojë 4 mijë lekë të reja, që banorët do të paguajnë, nëse duhet të përfshihen në procesin e pagesës së banesave. Formulari i parë është i lidhur me tarifën e shërbimit për legalizim. Kjo vlerë që paguhet, është e pandryshueshme, pavarësisht nga sipërfaqja e ndërtimit, numrit të kateve apo destinacionit të përdorimit të objektit apo shtesës informale. Formulari i penaliteteve parashikon pagesa për ato familje, që kanë bërë shtesa të tjera, duke bërë që kjo shumë të llogaritet nga ALUIZNI. Likuidimi i penaliteteve do të bëhet për llogari të njësive të qeverisjes, brenda 30 ditëve nga pajisja me formularin e penalitetit për legalizim. Ndërsa për subjektet apo dhe shoqëritë ndërtuese, të cilat kanë paguar sanksione të mëparshme për shkelje të lejes së ndërtimit, nga vlera totale do të zbritet vlera e paguar më parë. Taksa tjetër, që do të përfshihet në një formular të veçantë, është ajo e ndikimit në infrastrukturë. Ajo llogaritet duke iu referuar kostos mesatare vjetore të ndërtimit të banesave për m², publikuar nga Enti i Banesave.
Sa dhe si do të paguhet për të legalizuar ndërtimin
ALUIZNI ka përcaktuar se ata qytetarë që do të paguajnë brenda 1 viti vlerën e legalizimit për shtëpinë e tyre, do të kenë 10 për qind ulje në çmim, ndërsa ata që do ta paguajnë menjëherë vlerën do të kenë një zbritje 20 për qind të çmimit. Njëkohësisht, mënyra e tretë për të shlyer pagesën e një ndërtimi pa leje është likuidimi me këste ose nëpërmjet sistemit të kredisë. Ndërkohë, kostoja financiare e shërbimit për legalizimin e ndërtimeve pa leje është 3 mijë lekë. Sipas ligjit, pronari i ndërtimit pa leje që në momentin që i legalizohet banesa ka 3 vjet afat për ta paguar atë. Ligji parashikon se qytetarët që kanë ndërtimet pa leje nën sipërfaqen 400 metra katrorë, do të paguajnë deri në 400 mijë lekë, ndërsa brenda vijës së verdhë, vetëm nën 200 metra do të paguhet simbolikisht, ndërsa mbi këtë sipërfaqe do të paguhet me vlerën e tregut. Projekti i ALUIZNI-t ka si qëllim që të krijojë lehtësira për të gjithë ata që do të paguajnë brenda një kohe shumë të shkurtër. Ndërsa për ata qytetarë që nuk kanë mundësi financiare për ta paguar menjëherë, do të përdoret sistemi me këste deri në 3 vjet. Gjatë kësaj periudhe prona regjistrohet në Hipotekë dhe mbetet në pronësi të shtetit deri në momentin që përfundon pagesa.