“Legalizimi jo në kurriz të ish-pronarëve”
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Shoqata “Pronësi me Drejtësi” ka ekspertë të një niveli të tillë që e njohin mirë çështjen e pronës private dhe duhet nga ana e Qeverisë në të gjitha këto procese, të dëgjohet me vëmendje shumë të madhe zëri i tyre. Pavarësisht nga realiteti në të cilin ne jemi, nga zaptimi i padrejtë, pa ligj, i trojeve, pavarësisht nga tendencat dhe politikat sociale që kanë tentuar qeveritë e majta dhe të djathta në çështjen e legalizimit kjo nuk mund të bëhet në kurriz të ish-pronarëve”
Pjesëmarrja në kabinetin qeveritar nuk ka penguar republikanët të shprehin pakënaqësitë e tyre për çështjen e pronave. Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, i konsideron si të drejta pretendimet e ish-pronarëve për abuzime nga ALUIZNI në kurriz të tyre. Sipas tij, shoqata “Pronësi me Drejtësi”, e cila ka reaguar për këtë çështje, ka specialistë në radhët e saj që e njohin shumë mirë këtë problem, prandaj duhet të merret parasysh qëndrimi i tyre. Kreu i republikanëve tregon për gazetën se pse PR u tërhoq nga abrogimi i ligjit 7501 si dhe mënyrën se si duhet të konfigurohet e djathta për një fitore tjetër në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2009.
Zoti Mediu, pse u tërhoq PR nga abrogimi i ligjit 7501? Është kjo një marrëveshje pas përfshirjes së saj në Qeveri me postin e ministres së Shëndetësisë që tani drejtohet nga Anila Godo apo një ndryshim politike për këtë çështje?
Jo, nuk ka të bëjë aspak me këtë. Të mos harrojmë që jemi në një koalicion qeverisës. Partia Republikane ka programin e vet, partitë e tjera të koalicionit qeverisës kanë programin e vet. Partia Republikane ka mbrojtur idetë që duhej abroguar ligji 7501 si një ligj që ka krijuar jo vetëm një padrejtësi shoqërore, por dhe një problem shumë të madh në aspektin ekonomik. Çështja është gjithmonë që në politikën parlamentare për të ndryshuar një ligj duhen 51 për qind të votave. Partia Republikane ka qenë kontribuese e të gjitha proceseve ligjore që kanë të bëjnë me pronat private. Natyrisht nuk ka arritur maksimumin, sepse politika e Partisë Republikane ka qenë ajo që është dhe duke parë realitetin shqiptar ashtu siç është, nuk mendoj se PR mund të krijonte një krizë të qeverisjes së djathtë për shkak të pozicionit të saj politik, por shikoj se në mënyrë të vazhdueshme PD është afruar në idetë e tona dhe vlerësimi i fundit për rishikimin e ligjit 7501 të paktën është një hap drejt pozitives për të shmangur abuzimet që janë bërë me këtë ligj. Unë mendoj se duhet shkuar akoma më tej sidomos në ligjin për tokat e fermave bujqësore, të cilat janë dhënë pa të drejtë, në kundërshtim me ligjin dhe janë një sipërfaqe e konsiderueshme që arrin rreth 100 mijë hektarë që do të ishte një sipërfaqe e vlefshme për kompensimin fizik të pronarëve dhe për të ulur faturën financiare mbi kurriz të shtetit shqiptar dhe të taksapaguesve shqiptarë.
Një ditë më parë ish-pronarët, nëpërmjet sekretarit të shoqatës, “Pronësi me Drejtësi”, kanë paraljamëruar një megavjedhje që do të bëhet gjatë procesit të legalizimeve në kurriz të kësaj shtrese. Si e konsideroni këtë deklaratë?
Unë mendoj se zëri i pronarëve duhet dëgjuar me kujdes, sepse ata janë në të drejtën e tyre të plotë, legjitime dhe besoj që shoqata “Pronësi me Drejtësi” ka ekspertë të një niveli të tillë që e njohin mirë çështjen e pronës private dhe duhet nga ana e Qeverisë në të gjitha këto procese, të dëgjohet me vëmendje shumë të madhe zëri i tyre. Pavarësisht nga realiteti në të cilin ne jemi, nga zaptimi i padrejtë, pa ligj, i trojeve, pavarësisht nga tendencat dhe politikat sociale që kanë tentuar qeveritë e majta dhe të djathta në çështjen e legalizimit, kjo nuk mund të bëhet në kurriz të ish-pronarëve. Pra, duhet parë një raport i drejtë midis pronarëve legjitimë, nuk po e quaj ish-pronarëve, dhe atyre që e kanë zaptuar pa të drejtë pronën në mënyrë që çdo proces legalizimi të ketë një marrëdhënie të drejtëpërdrejtë në radhë të parë duke vlerësuar të drejtën e pronës legjitime. Nuk mund të zbatohet një politikë duke bërë një padrejtësi. Megjithatë, situata në Shqipëri është shumë komplekse në këtë aspekt dhe unë besoj që një bashkëpunim me të gjithë ata zëra politikë të shoqatës “Pronësi me Drejtësi” që kërkojnë një zgjidhje të drejtë të çështjes do të ishte shumë e vlefshme për Qeverinë dhe për të djathtën për të arritur një marrëdhënie solide jo thjesht në aspektin politik, por në të drejtën e pronës private që është një detyrim për të gjitha qeveritë.
Një tjetër çështje për diskutim e këtyre ditëve është dhe konfigurimi i së djathtës. Pak ditë më parë, zoti Berisha u shpreh i hapur për çdo formë bashkëpunimi me aleatët për zgjedhjet e vitit 2009. Cili do të jetë varianti që do të zgjedhë PR?
Partia Republikane dhe Partia Demokratike kanë tashmë një histori të hershme bashkëpunimi elektoral dhe politik dhe mendoj se kanë qenë dy partitë që kanë organizuar bashkimin e së djathtës në të gjitha zgjedhjet sidomos pas 1997-ës. Megjithatë mendoj se këto vite qeverisje kanë nxjerë në pah gjykimet e drejta racionale apo edhe problemet gjatë qeverisjes në raport me premtimet elektorale dhe mendoj se është momenti për të filluar gjykimin tonë mbi një filozofi të përbashkët të të gjitha partive politike të djathta, mbi baza logjike reale nisur nga eksperiencat dhe pretendimet që ne kemi për të ardhmen e së djathtës, të cilat natyrisht në zhvillimin prespektiv të politikës të së djathtës duhen parë me një objektivitet sa më të madh qoftë në raport me grupet dhe interesat e shoqërisë shqiptare, qoftë dhe në filozofinë politike të së djathtës. Kjo na çon në një bazë të shëndoshë qoftë elektorale, qoftë politike të partive të djathta. Mendoj se është e domosdoshme jo vetëm dhe thjesht për shkak të sistemit zgjedhor, por për shkak të vetë nevojës dhe të angazhimit të së djathtës që ajo të jetë e bashkuar, e bashkuar në forma nga më të ndryshmet. Por mendoj që duhet të dalim pak nga politikat që kemi bërë deri tani, spontane, të cilat shpesh kanë krijuar dhe parcelizime të interesave të së djathtës dhe duhet të shikojmë që të kemi një organizim politik sipas standardeve evropiane. Marrëdhëniet që PD ka me partitë evropiane dhe partitë e tjera të spektrit të djathtë na japin një shans dhe një mundësi për ta parë organizimin e së djathtës në këtë këndvështrim, në organizimin politik të së djathtës evropiane apo qoftë edhe të asaj konservatore amerikane. Prandaj mendoj se duhet të jemi të matur në hapat që hedhim, por njëkohësisht duhet të kemi në konsideratë që zgjedhjet po afrohen dhe këto lëvizje duhet të dalin me një qartësi politike për të maksimizuar votat e së djathtës, por njëkohësisht për të ndërtuar një formacion solid me pikëpamje politike të qarta dhe me marrëdhënie të qarta brenda vetes.
Kjo nënkupton krijimin e një konfederatë?
Konfederata funksionon në fakt kur ka më shumë se dy subjekte politike. Unë nuk po i vë një emër, konfederatë apo federatë. E rëndësishme është që ne të ndërtojmë një marrëdhënie të tillë, e cila të vlerësojë patjetër idetë dhe bashkëpunimin racional mbi këto ide dhe individët pavarësisht se çfarë pozicioni ata kanë në nivelin politik të partive përkatëse. Pra, të jemi një formacion i hapur për prurje të reja dhe njëkohësisht për angazhime të reja politike, sepse mendoj se nuk duhet të mbyllim vetveten, duhet ta hapim, jo vetëm thjesht në bashkimet politike apo qoftë në organizime federatash, por sidomos në raport me elektoratin dhe me pjesën intelektuale të shoqërisë shqiptare.
Një organizim i tillë nënkupton dhe një largim të PDK-së duke pasur parasysh tonet e ashpra që ajo ka përdorur kohët e fundit kundër republikanëve, por dhe kundër Partisë Demokratike?
Unë nuk kam qenë dhe nuk jam asnjëherë për përjashtimet, jam për përfshrirjen e të gjithë elementëve të së djathtës. Natyrisht, partitë politike duhet të përpiqen që ta organizojnë vetveten në mënyrë të tillë që të kuptojnë qartë se ku e kanë pozicionin dhe boshtin e vet politik. Qëndrimet e PDK-së i merr kryesia e PDK-së. Si pjesë e së djathtës ajo duhet ta shikojë veten brenda së djathtës. Nuk mendoj që do të ketë ndonjë racionalitet në politikën e tyre, dmth agresiviteti karshi partive të tjera ashtu si partitë e tjera duhet të përpiqen të gjejnë një gjuhë mirëkuptimi për të përfshirë të gjithë të djathtën në këtë marrëdhënie. Natyrisht jo për shkak të presioneve, por për shkak të kuptimeve të përbashkëta që theksova dhe kontributeve të përbashkëta. Dhe në këtë aspekt unë mendoj se ka vend qoftë për individë, qoftë për parti politike pa përjashtuar kërkend.
Ky lajm është publikuar: 20/08/2008