“Më shumë investime, më shumë turistë”
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Qeveria disponon të gjitha fondet për realizmin e çdo projekti që nevojitet për të ndërtuar një infrastrukturë moderne përgjatë këtij bregu, nga Orikumi deri tek Kepi i Stillos”
Më shumë rrugë, kanalizime e ujësjellës për fshatrat. Këto janë premtimet që kryeministri Sali Berisha u bëri dje banorëve të disa komunave në Sarandë dhe Vlorë. Berisha premtoi që do të ketë shumë investime që të krijohen kushte sa më të përshtatshme për turistët dhe një jetë më të mirë për banorët e këtyre zonave. Premtimet e kreut të Ekzekutivit u bënë gjatë turit të përurimeve të investimeve, që po bëhen nëpër rrethet e Shqipërisë, në fshatrat si Nivicë, Shën Vasil, Borsh, Palermo dhe Vuno nën moton “Shqipëria po ndryshon”. Përurimi i parë ishte fillimi i punimeve për ndërtimin e rrugës së re në fshatin Nivicë. Rruga e re, e cila lidh qendrën e Nivicës me rrugën nacionale Borsh – Sarandë, është bashkëfinancim i buxhetit të shtetit dhe pushtetit vendor, me vlerë 10.5 milionë lekë. Në ceremoninë e këtij përurimi, kryeministri Berisha u shpreh se Qeveria është e vendosur që në të gjitha fshatrat përgjatë Bregut të bëjë çdo investim për një infrastrukturë të re dhe me standarde moderne, për rrugë të mira, ujësjellës dhe kanalizime. “Kam ardhur këtu për të inspektuar rrugën si dhe për të bërë një seri inaugurimesh në kuadër të projektit për ndërtimin e infrastrukturës në të gjithë zonën e Bregut, nga Orikumi në Ksamil. Projekti, përveç financimit nga buxheti i shtetit dhe pushteti vendor, ka edhe 37 milionë dollarë financime nga Banka Botërore. Në këtë fond, i cili përfshin dhjetëra projekte do të ndërtojmë të gjitha rrugët, kanalizimet, ujësjellësit e fshatrave të zonës së Bregut për të krijuar kushte sa më të përshtatshme për turistët dhe një jetë më të mirë për banorët e këtyre zonave”, - u shpreh Kryeministri. Berisha kërkoi nga kryetari i komunës, Vladimir Kume, nga këshilli i kësaj komune, por edhe nga komunat e tjera përreth, që të marrin pjesë në këto projekte, për të cilat 90 % të financimeve do të sigurohen nga qeveria dhe 10 % nga pushteti vendor. “Këtë vit ne e kemi shtrirë rrezen e projekteve dhe në fshatra të tjera. Po nisim asfaltimin e rrugës që të çon në Borsh dhe fshatra të tjera që janë më në thellësi. Përmirësimi i infrastrukturës bën që ju të jetoni në kushte sa më të mira dhe në këtë mënyrë të pranoni sa më shumë turistë dhe të keni më shumë përfitime dhe të ardhura. Ne nuk mund të ndërtojmë shtëpi apo hotele për ju, por do t ju ndërtojmë rrugët dhe infrastrukturë të standardeve më të mira”, - u shpreh Kryeministri. Ai kërkoi që të hartohet projekti për rrugën e Shën Vasilit, si dhe për qendrën e Lukovës, projekte këto që do të kenë mbështetjen e qeverisë. Më tej, Kryeministri inspektoi rrugën që është në ndërtim duke kërkuar që punimet e saj të përfundojnë para afateve. Në përgjigje të banorëve të zonës për çështjen e pronave, Kryeministri u shpreh se në të gjitha fshatrat e Bregut ka ankime, por ligji 7501 nuk mund të abrogohet, sepse nuk mund të bëhen dy ligje, një ligj për Bregun dhe tjetër për në zonat e tjera, për shembull për Gjirokastrën apo për Korçën. “Ju duhet të dini se çdo padrejtësie të bërë duke keqpërdorur një ligj, i jepet përgjigje dhe zgjidhje me ligjin që sapo ka kaluar në Parlament. Të jeni të sigurt se do të investohet dhe do të bëhet çdo përpjekje që ky proces të përfundojë në mënyrë sa më transparente dhe efiçente. Unë këtë shqetësim e ndiej në të gjitha fshatrat e Bregut, por nuk më ndodh ta dëgjoj në fshatra të tjera ku unë shkoj. Po përpiqem të hetoj dhe të merrem me këtë çështje, por ligjin nuk e ndryshojmë dot”. Në përfundim të vizitës së tij në zonën e bregut, ku ka përuruar fillimin e punimeve të një sërë investimesh në fshatrat e jugut, kryeministri Berisha u ndal në Porto Palermo, ku u takua dhe me banorët e kësaj zone. Pas inspektimit të punimeve në rrugën e Bregut, kryeministri Berisha u shpreh se qeveria disponon të gjitha fondet për realizmin e çdo projekti që nevojitet për të ndërtuar një infrastrukturë moderne përgjatë këtij bregu, nga Orikumi deri tek Kepi i Stillos.
Berisha për
Ligjin 7501
Në të gjitha fshatrat e Bregut ka ankime, por ligji 7501 nuk mund të abrogohet, sepse nuk mund të bëhen dy ligje, një ligj për bregun dhe tjetër për në zonat e tjera, për shembull për Gjirokastrën apo për Korçën. Ju duhet të dini se çdo padrejtësie të bërë duke keqpërdorur një ligj, i jepet përgjigje dhe zgjidhje me ligjin që sapo ka kaluar në Parlament.
Sistemin rrugor në Nivicë
Inaugurojmë sot fillimin e punimeve të sistemit të ri rrugor në fshatin Nivicë. Me një fond prej 10.5 milionë leke nga buxheti i shtetit, do të bëhet realitet ky sistem i ri rrugor.
Këtë vit numri i turistëve është rritur ndjeshëm dhe kjo falë investimeve të bëra nga qeveria shqiptare për përmirësimin e infrastrukturës të zonave turistike.
Ujësjellësi në Shën Vasil
Dua të siguroj banorët se pas këtij projekti, rikonstruksionit të sistemit të furnizimit me ujë të kësaj zone, do të nisë menjëherë rruga që i çon banorët e Shën Vasilit më shpejt në bregdet. Sapo të përfundojë projekti, ne do të hapim tenderin me qëllim që të fillojë ndërtimi i saj brenda këtij viti.
Varrezat e 56 ushtarëve austriakë
Keni bërë një vepër të lavdërueshme dhe një akt human që u keni krijuar mundësi të prehen në paqe të gjithë atyre që kanë mbetur në këtë zonë. Së dyti, keni shprehur mirënjohje ndaj atyre që rreth 86 vjet më parë ndërtuan rrugën e Bregut nga Vlora në Sarandë. Nderimi ndaj tyre është nderim ndaj vetes, sepse nuk ka gjë më humane sesa mirënjohja.
Ky lajm është publikuar: 20/08/2008