"Legalizimi me letrat me vlere, genjeshter elektorale e Berishes"
TIRANE - Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ishte ne Bathore dhe zonat e tjera informale ne njesine nr.9 dhe nr. 8 te Tiranes, ku u ndal gjate ne ceshtjen e legalizimeve dhe opsionit te letrave me vlere. Rama ka theksuar "premtimin e pambajtur per keta banore, te ardhur nga rrethe te ndryshme per legalizim qe ne vitin e pare te qeverisjes, premtim i cili edhe pak dite larg mbylljes se mandatit qeverises, eshte ende i parealizuar". Sipas Rames edhe premtimi i ri per legalizim te ndertimeve me letra me vlere, eshte nje tjeter genjeshter e kryeministrit: "Sali Berisha rishfaqet per te bere te njejtin premtim te 18 viteve, nderkohe qe kishte 4 vjet ne dispozicion, per t'i legalizuar shtepite e ngritura me gjak, ne rrethinat e Tiranes dhe qyteteve te medha te Shqiperise, qe gje e premtoi se do ta bente qysh ne vitin e pare te qeverisjes", - tha Rama. Kurse vijoi: "Sot, jo vetem nuk i ka legalizuar, jo vetem e ka shkelur kete premtim, jo vetem e ka rishkelur besimin e pakushtezuar te njerezve te rrethinave per 18 vjet qe i kane dhene, por eshte shfaqur me nje rrene te re, me letrat me vlere".
Rama theksoi se ky premtim vjen nderkohe qe "shqiptaret e dine fatin e letrave me vlere, te gjithe e dine se cfare kane pesuar me keto letra me vlere dhe te gjithe e dine, se tani eshte koha per ta mbyllur kete faqe te historise 18-vjecare, te premtimeve e zhgenjimeve". Ketu kryesocialisti apeloi se "eshte koha per te hapur nje faqe te re, per ta mbyllur nje faqe ku nje grusht njerezish kane shkruar historine, si kane dashur dhe e kane perdorur qeverine e Shqiperise per interesat e tyre dhe per interesat e nje familje te vetme, eshte koha per te hapur nje faqe te re ku ne te shkruajme se bashku nje histori te re".
Skadenca
Bonot e privatizimit mund te perdoren per qellimin me te cilin jane emetuar, deri me 31 dhjetor te vitit 2010. Ne vitin 2005, Parlamenti ka shtyre afatin e perdorimit te tyre. Mirepo qe nga koha kur u shty afati i perdorimit te tyre, ende nuk ka aktivizim real te bonove ne privatizimin e prones publike. Sipas ligjit, pjesemarrja e letrave me vlere ne privatizimin e ndermarrjeve dhe shoqerive te sektoreve me rendesi te vecante, percaktohet ne formulen e privatizimit, por ne cdo rast ajo nuk do te jete me e larte se 20% e kapitalit te kontabilizuar. Deri tani i jane shperndare popullsise 68.3% e sasise se planifikuar te bonove te privatizimit ose rreth 51 229 000 000 leke. Ndersa te pa shperndara jane 23 748 000 000 ose 31.7%. Ne total ishin parashikuar 74 977 000 000 ose 100%. Ne procesin e privatizimit jane perdorur vetem 14.6% e tyre ose 10 935 193 000 leke, nderkohe qe te paperdorura jane 64 041 807 000 ose 85.4%. Shifrat flasin vete duke vertetuar deshtimin deri tani te kesaj skeme privatizimi. Pavaresisht vleres qe kane marre ne treg ditet e fundit letrat me vlere, perdorimi real i tyre ne privatizimin e prones publike ende nuk ka marre forme te qarte. Qeveria premtoi ne fund te vitit 2005 se do te hartonte nje platforme te posacme per menyren e perdorimit te bonove te privatizimit, te sanksionuar me ligj te vecante. Te pakten, nese deri tani bonot e privatizimit konsideroheshin nje mjet i pa tregtueshem, qeveria hapi dje driten jeshile per perdorimin e tyre. Por Shqiperia ka kushte te favorshme per te investuar. Ndoshta, rishikimi i legjislacionit aktual per fondet e investimeve do te ishte nje hap pozitiv per lejimin e tyre per te punuar, duke i krijuar edhe perparesite e nevojshme per investimet e ardhshme qe do te bejne brenda ketij kuadri ligjor mbeshtetes.
Letrat me vlere, "vlera" reale ne treg
Sipas perllogaritjeve, jane rreth 750 mije qytetare, te cilet perfituan nga letrat me vlere dhe bonot e privatizimit. Gjate periudhes se qeverisjes socialiste ky proces ndenji pezull, duke mos i konvertuar letrat me vlere ne aksione. Sipas te dhenave, rreth gjysma e letrave me vlere, u mbeten ne dore qytetareve kur ligji i vitit 1998 nuk u zbatua. Sipas ligjit te vitit 2008, ne kuadrin ligjor per realizimin e procesit te privatizimit per sektore strategjike dhe jostrategjike, eshte parashikuar pjesemarrja e letrave me vlere dhe bonove te privatizimit. Letrat me vlere, jane letra te cilat kane nje vlere nominale, te cilat do te perdoren per t'u shnderruar, per t'u konvertuar ne vlere aksionesh me kete vlere. Pastaj eshte vlera e aksionit qe ndryshon ne varesi te vleres se tregut, e cila llogaritet ne momentin qe konvertohet ne vlere aksioni dhe eshte vlera e certifikates se aksionit, shpjegohet ne studimet ekonomike. Pra, vlera ne treg merret nga aksioni dhe jo nga bonot, sepse bonot nuk jane instrumente qe mund te kene vleren e tyre, perderisa nuk ka nje treg aksionesh dhe ky treg, do te thote ne vleren reale te tyre. Shtyrja per perdorimin e tyre mundesohet vetem me Vendim te Keshillit te Ministrave.