Berisha: Rama, t'i kerkoje falje Tropojes per vrasjet

Rikthehet pas 12 vitesh ne vendlindjen e tij, nderkohe qe i kerkon liderit socialist qe te kerkoje falje ne emer te socialisteve, per te gjitha vrasjet qe kane ndodhur ne Tropoje. Teksa ka qene per vizite ne Bajram Curri, vendlindjen e tij, kryeministri Sali Berisha i beri thirrje dje kryetarit te PS-se, Edi Rama se mund te vinte kur te donte ne kete krahine, me kushtin e vetem qe t'i kerkoje ndjese Tropojes dhe t'i hiqte serbit Goran Bregovic, "celesin e arte" te kryeqytetit qe i kishte vendosur ne qafe. Ne takimin e realizuar vetem pas 12 vitesh ne Bajram Curri, lideri i te djathtes theksoi se Rama, nuk kishte mundur dot te kerkonte falje per ato cfare partia e tij kishte bere 12 vite me pare ne kete qytet dhe tashme i mbetej vetem t'i hiqte kengetarit Bregovic, "Celesin" e dhene si dhurate. "Do t'i them zotit Rama, te vish sa here te duash ne Tropoje. Te kerkova qe t'i kerkosh ndjese Tropojes per ato qe i bete ne vitin 97, nuk e bere kete, sepse nuk njeh ti me arrogancen tende, me prepotencen e trasheguar, ndjesen dhe faljen njerezore. Ajo qe te kerkoj eshte kjo, qe para se t'u drejtohesh qytetareve te Tropojes, socialisteve te Tropojes per voten, duhet te heqesh "Celesin e Arte" te bashkise, "Celesin e Arte" te kryeqytetit te shqiptareve te qe vendose mbi gjoksin e himnizuesit te masakrave serbe mbi vellezerit ne Kosove, famekeqit Bregovic", tha Berisha ne sheshin qendror te Bajram Currit. Sipas tij, nese kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama nuk do te pranonte ta bente kete, atehere ai do te detyrohej te mblidhte Keshillin Bashkiak, per te kerkuar mocion mosbesimi ndaj tij. Pasi per te, Rama nuk mund qe te perdore "celesat" e kryeqytetit te mbare shqiptareve, per armiqte e eger te tyre, per ata qe iu kenduan kenge dhe himne barbareve serbe, te barbarive serbe mbi shqiptaret e Kosoves. Nga Tropoja kryeministri Berisha, iu uroj fatin e te gjithe pushtuesve dhe keqberesve, atyre qe iniciuan vrasjet ne vitin 1997 ne kete vend. "Per mua dhe per ju, '97-ta eshte periudha me e dhimbshme ne tere historine e Tropojes, sepse eshte me nje urrejtje primitive ndaj kontributit tuaj, bandat u veshen me pushtet dhe ekzekutuan djemte e Tropojes", tha Berisha. Njeheresh ai ka bere thirrje qe te votohej programi i PD, duke argumentuar me faktin se Tropojen dhe socialistet tropojane, i do me shume ai, se sa Edi Rama. Berisha u shpreh njeheresh se ndihej krenar, qe ishte lindur dhe rritur ne nje zone te tille. "Malesia e Gjakoves eshte vendi i universitetit, ne te cilin une mesova dijet e te gjitha dijeve, mesimin e te gjitha mesimeve, universiteti qe me mekoje mua, me mesimin e madh, se dashuria per vendin, dashuria per kombin, dashuria per ju, eshte dashuria e te gjitha dashurive, eshte dashuria me e madhe", tha Berisha. Sipas tij, librat e universitetit te femijerise ne Tropoje, nuk ishin te shkruara ne letra apo pergamene, por ato ishin te misheruara ne ninulla, ne kenge, ne legjenda, te cilat flisnin per trimerine dhe sakrificat qe banoret e kesaj zone, kane bere ne shekuj per te qendruar te lire.