Legalizohen 102 shtesa pa leja në gjithë Tiranën, ja lista e përfituesve
për 102 familje që janë poseduese dhe kanë vetëdeklaruar për qëllim legalizimi shtesat pa leje që ata kanë ndërtuar në objektet me leje në qytetin e Tiranës (kryesisht të njësisë nr.5, 7 dhe 10). Personat e listës së mëposhtme janë të lutur të paraqiten pranë Drejtorisë Qendrore të ALUIZNI-t, në adresën: Rruga Skënder Kosturi, ish Instituti i Perim-Patates, Tiranë, për të tërhequr formularët e pagesave për shlyerjen e detyrimeve financiare të objekteve koresponduese me qëllim që të procedohet më tej me legalizimin e këtyre objekteve dhe regjistrimin e tyre. Gjithashtu, personat, të cilëve ju janë dorëzuar faturat e pagesave të paraqesin vërtetimin për likuidimin e këtyre faturave (akt-pagesat origjinale të bankave ku ata kanë kryer pagesat). Në nenin e parë të këtij vendimi parashikohet se legalizimi i shtesës pa leje kryhet në rastet kur qytetari ka deklaruar në mënyrë vullnetare brenda afatit objektin e ri (gjashtë muaj nga hyrja në fuqi e ligjit të legalizimeve); kur shtesa nuk është në një zonë në të cilën nuk lejohet legalizimi (bllokim aksesi publik, rrugë, kolektorë, diga); si dhe në rastet kur ka kryer pagesën e parashikuar në vendimin e Qeverisë për ndërtimin me leje. Më pas, drejtoritë e ALUIZNI-t në rrethe publikojnë në media shtesat pa leje që do të kualifikohen për t'u legalizuar, hartojnë dokumentacionin teknik dhe llogarisin detyrimin financiar që do të paguajë qytetari. "Drejtoritë e ALUIZNI-t, pranë qarqeve, pas kualifikimit për legalizim të objekteve informale/shtesave pa leje në ndërtime me leje lidhin kontratën e kalimit të së drejtës së pronësisë së parcelës ndërtimore, nga shteti te poseduesi i objektit informal/shtesës pa leje në ndërtim me leje", thuhet më tej në vendimin e Qeverisë. Në të njëjtën kohë, drejtorisë qendrore i dërgohet dokumentacioni i objektit dhe nga ana e tij ALUIZNI në Tiranë certifikon dokumentacionin e dërguar, plotëson procesverbalin e certifikimit dhe lëshon lejen e legalizimit. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi është publikuar edhe formulari që do të plotësojnë zyrat e drejtorisë rajonale të ALUIZNI-t së bashku me qytetarët për legalizimin e shtesave pa leje.
Aluizmi
Last Updated on E Hene, 12 Korrik 2010 19:50