E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministra e Mbrojtjes nxjerr në shitje 747 prona të ushtrisë

Rreth 747 prona në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, do të jenë në shitje me një procedure të rregullt dhe transparente. Garancia vjen nga Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, në një konferencë shtypi. "Ministria e Mbrojtjes ka identifikuar dhe i ka dërguar Ministrisë së Ekonomisë,

deri tani 517 prona të lira, një listë tjetër me 155 prona do i dërgohet kësaj ministrie brenda këtyre ditëve, ndërkohë do të mbeten dhe 70 prona të tjera të cilat janë duke u verifikuar në terren dhe duke u zbrazur nga materialet ushtarake", tha Arben Imami, ministër i Mbrojtjes. Ministri Imami, ka deklaruar se çmimi i pronave do të përcaktohet nga një komision i posaçëm, ndërsa procedurat janë të hapura edhe për KLSH dhe auditet. "Çmimi i pronës është mbi bazën e një komisioni, ne kemi një përfaqësues kryesisht nga Ministria e Privatizimit. Janë të ftuar parlamentaret, KLSH, të gjithë auditet që kemi të vlerësojnë nëse vlerësimi behet si duhet apo jo", vijoi Imami. Imami ka replikuar në distancë edhe me PS, duke akuzuar atë se po lëviz në drejtim të paditur. Edi Rama, ditë me parë akuzoi Ministrinë e Mbrojtjes, për procedura të dyshimta në shitjen e pronave të ushtrisë.

Last Updated on E Hene, 12 Korrik 2010 19:52

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›