E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Qeveria nuk ka nje plan special per situaten

Kreu i PS

I ftohti i 2012-s ka pushtuar Shqiperine per te zbardhur edhe realitetin e kapacitetit shteteror per nderhyrje. Perpos qendrimit dhe angazhimit te qeverise ne kete situate te fatkeqesise natyrore dje eshte bere publik edhe nje qasje apo konstatim i opozites socialiste sipas te cilit kriza e shkaktuar nga natyra amplifikohet nga kriza e organizmit shteteror. Ne seline e Partise Socialiste vijne telefonata te panumerta nga zonat e izoluara ku njerezit kerkojne ndihme ne mungese te minimumit jetik. Kryetaret tane te komunave ne zonat veriore jane te angazhuar bashke me deputetet per te bere gjithcka eshte e mundur por mundesite e tyre jane tejet te kufizuara. Nuk kane as fonde dhe as mjetet e nevojshme per perballimin e nje krize te ketyre permasave nderkohe qe forcat shteterore te emergjences civile kane degraduar teresisht deklaroi dje kreu socialist Edi Rama. Me konstatimin alarmues te degradimit te forcave shteterore te emergjences civile ai ka nenvizuar nder te tjera se forcat e opozites jane tanime ne aksion dhe te perfshire ne menaxhimin e situates se krijuar. Tej ketij paralajmerimi dhe akuze Rama ka apeluar dhe propozuar nje plan solidariteti shoqeror per te shpetuar Veriun e vendit nga nje katastrofe eventuale. Nje plan gjitheperfshires solidariteti shoqeror eshte i domosdoshem. Jemi gati te votojme nje financim te posacem per krizen humanitare te zonave te bllokuara dhe krizen energjetike qe mund te coje ne kolaps energjetik po nuk u moren menjehere masat e duhura tani eshte shprehur kreu socialist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›