Tirana kerkon par FSHF Jeni me minus
Edhe Federata Shqiptare e Futbollit i kthen shpinen Tiranes. Te ndodhur perballe ultimatumit te futbollisteve te cilet kane kercenuar se do te bojkotojne stervitjen dhe ndeshjet nese nuk u shlyhen pagat deri ne fillimin e javes se ardhshme drejtuesit e klubit bardheblu jane perplasur ne dyert e institucionit qe drejton futbollin. Ata pretendonin se nje pjese e problemit me vonesat e pagave per sportistet lidhen me vonesat e federates ne kalimin e fondeve qe skuadra ka perfituar nga UEFA prej aktivizimit ne kupat e Europes. Shefi i klubit 24 here kampion Rauf Dimraj ka thene Pavaresisht respektit qe kam per FSHF-ne ky institucion na ka mbajtur peng per dhenien e parave. Me keto fonde te cilat kapin shifren e 65 mije eurove do te kishim zgjidhur nje pjese te problemit. Nuk mund te vihet ne dyshim qe ceshtja financiare lidhet edhe me bllokimin e financave prej gjyqit me ish-presidentin Seferi.
Tirana vazhdon te ngulmoje se ka fonde te mjaftueshme ne FSHF per te bere paqe me futbollistet dhe per te mos kompromentuar sezonin. Por drejtuesit e federates jane distancuar menjehere nga gjendja e keqe financiare e kryeqytetasve madje duke hedhur poshte pretendimet e tyre se kane fonde per te terhequr. Sekretari i pergjithshem i qeverise se futbollit Eduard Prodani ka bere te ditur se bardheblute jo vetem qe nuk kane me paragrave ne gjendje pas ndeshjeve nderkombetare por ata kane hyre ne borxhe edhe me federaten. Kjo lidhet me terheqjen e afro 20 mije eurove te cilat jane perdorur per te shlyer pjeserisht detyrimet financiare ndaj futbollisteve te huaj qe militojne gjate ketij sezoni me bardheblute. Kete qendrim Prodani ia ka paraqitur edhe presidentit donator te Tiranes Refik Halili i cili eshte paraqitur dje ne zyrat e federates me shpresen se do te gjente nje zgjidhje te perkohshme. Te gjitha levizjet e parave qe Tirana ka kryer per fondet qe kalojne nepermjet FSHF-se ne ia kemi bere transparente ketij klubi deklaroi Prodani. Duke u bazuar te dokumentacioni qe kemi mund te them se jo vetem qe Tirana nuk ka me asnje qindarke per te terhequr ne federate por ky klub ka shkuar ne minus me institucionin tone.
Nje drite ne fund te tunelit ku eshte futur Tirana mund te jene fondet per ndeshjet kualifikuese te veres qe lame pas ne Europa League. Megjithate UEFA i levron keto fonde vetem ne muajin nentor nje periudhe e larget per problemet e brendshme te klubit. Duket shume e veshtire qe pasi kane percaktuar afatin perfundimtar per pagat futbollistet te pranojne te qendrojne edhe nje muaj pa marre rrogat.