4 muaj pa rroga lojtaret afat klubit deri me 3 nentor
Cfare ndodhi
Lojtaret e Tiranes kane firmosur gjate dites se djeshme nje ultimatum i cili u eshte dorezuar drejtuesve te klubit. Per shkak te arkes se boshatisur dhe mosdhenies se pagave 15 futbolliste kane paraqitur nje kerkese te firmosur. Ata kerkojne shlyerjen e rrogave te prapambetura te kater muajve ndersa i kane lene afat klubit qe kjo ceshtje te zgjidhet deri ne mesjaven e ardhshme. Pardje ata paten edhe debate te ashpra me shefin e klubit Dimraj i cili tentonte ti qetesonte. Edhe pse fillimisht kercenuan se nuk do te luanin ne ndeshjen e kesaj fundjave me Teuten lojtaret bardheblu kane bere te ditur se nese situata financiare nuk ndryshon bojkoti i tyre do te nise prej dates 3 nentor.