Legjenda e jazz-it në Tiranë
17/04/2009 Freddy Cole
Më në fund edhe një Shqipëri muzika jazz do të mund të shijohet live e interpretuar prej një personaliteti të veçantë në këtë drejtim. 77-vjeçari Freddy Cole, këngëtar, pianist, vëllai më i vogël i legjendës së jazz-it Nat “King” Cole, do të zhvillojë dy koncerte në Tiranë, mbrëmjen e sotme dhe të nesërme. Shqipëria është pjesë e turit evropian që Cole ka ndërmarrë. Një nga këngëtarët më të mëdhenj të jazz-it të brezit të tij, i cilësuar si legjendë, interpretimi i tij shquhet për vokalitetin dhe elegancën e veçantë. I krahasuar vazhdimisht me të vëllanë, Natin, legjendë e muzikës jazz, megjithatë për specialistët ai është më pranë Frank Sinatrës dhe Billi Hollideit sesa të vëllait. I lindur më 15 tetor 1931, më i vogli i pesë fëmijëve në familje, ai ka filluar të luajë piano që kur ishte 5 vjeç. Në moshën 20-vjeçare studion në një nga shkollat më të mira të muzikës, në “Julliard School”, për të vijuar më tej një specializim në “New England Conservatory of Music”. Anëtar i bandave të vogla muzikore, shumë shpejt njohu suksesin. Me një repertor këngësh të vetin, u bë i njohur në skenat e Manhatanit, ndërkohë që nisi të bëhej edhe figurë e njohur televizive e radiofonike. Ishte krijuesi i një trioje muzikore, me të cilën udhëtoi edhe përtej Amerikës, në Evropë. Ka hedhur në treg disa albume, ku interpreton jo vetëm në gjuhën angleze.