Universiteti i Tiranës blen kuponët për studentët
17/04/2009 Kartat e Identitetit
Universiteti i Tiranës merr përsipër që të sigurojë pajisjen e studentëve të saj me kartat e identitetit, por duke përjashtuar rastet e penalizimeve, në rast se nuk aplikohet. Pranë këtij institucioni po detajohen të dhënat përkatëse në lidhje me sasitë e kuponëve që do të duhen për t’ua shpërndarë studentëve, të cilët, sipas deklaratave të bëra, duhet të aplikojnë për marrjen e kartave deri më datën 1 maj 23009-s. Rektori i UT-së Dhori Kule ka pohuar dje se studentet pa pasaportë duhet të pajisen me karta identiteti deri në datën e caktuar dhe nëse nuk aplikojnë në kohë nuk duhet të merren masa penalizuese. Teksa ka shtuar se është e drejta e vetë universiteteve, e senateve të tyre, të vendosin nëse studentët që nuk kanë aplikuar do të futen në provime apo jo. "Nesër do të kemi statistikën sa bileta, sa kuponë i duhen universitetit të Tiranës. Kam ngarkuar kancelarin, i cili me buxhetin që ka Universiteti i Tiranës do t’i blejë të gjithë kuponët që na duhen. Gjatë javës tjetër do t’u shpërndahen të gjithë studentëve. Pra, nga pikëpamja teknike i kemi marr masat. Këtë vendim do ta marrim në Senat, unë nuk jam i mendimit që me studentët do të gjejmë rrugën e penalizimit", - ka deklaruar Kule. Një ditë më parë kreu i Ministrisë së Arsimit nëpërmjet një prononcimi u ka bërë thirrje dhe një herë tjetër studentëve që të nxitojnë në marrjen e kartave të identitetit, të cilat do të kushtonin rreth 200 lekë. Por me vendimin e marrë nga UT-ja është menduar që këto karta studentëve t’u ofrohen falas, pasi do të blihen nëpërmjet buxhetit të këtij universiteti dhe më pas do të bëhet shpërndarja e tyre te studentët, që duhet të bëjnë aplikimet përkatëse në njësitë ku banojnë. Në bazë të vendimeve të nxjerra nga Ministria e Brendshme, theksohet se këta studentë do të ndëshkohen duke mos i futur në provime, në rast se nuk aplikojnë në kohë, çka është kundërshtuar nga vetë fakultetet.