Legjenda e trajnereve te futbollit Ferguson mbush 70 vjec me 31 dhjetor

Ai është një legjendë e futbollit që vazhdon të ecë pa u lëkundur në rrugën e tij. Sër Aleks Ferguson, ky skocez i ashpër, mbush 70 vjeç më 31 dhjetor, pa asnjë plan për t’i dhënë fund një karriere trajningu që ka nisur në vitin 1974 dhe që është e mbushur plot me trofe, sa askush tjetër në botë.
Trajneri i Mançester Junajtid ka fituar 47 trofe në këtë udhëtim të gjatë, 37-vjeçar, tituj të ndarë mes Aberdinit në Skoci dhe “djajve të kuq” në Angli.
Titujt kampionë janë 15, ligat e kampionëve janë 2, superkupat e Europës janë po dy, po aq sa janë dy titujt botërorë për klubet. Në Europë janë fituar edhe 2 Kupa të Kupave, ndërsa kupat kombëtare të fituara numërojnë 9 kurse kupat e ligës arrijnë në 5. Së fundi, dhjetë janë superkupat e Anglisë.
Nën drejtimin e tij kanë punuar kampionë të mëdhenj si Roi Kin, Dejvid Bekam, Rajan Gigs apo Pol Skoulls, ndërsa sot tradita vazhdon me Uejn Runin.
Pavarësisht nga tronditjet e herë pas hershme, siç ishte eleminimi i fundit dhe i hershëm nga Liga e Kampioënëve, Ferguson dhe skuadra e tij nuk mund të zhvlerësohen, nuk mund të hiqen nga lista e pretendentëve.
Pyetja që bëhet është: edhe sa kohë do të vazhdojë ky skocez kokëfortë dhe shëndetmirë që të drejtojë një skuadër, madje një formacion të nivelit më të lartë të mundshëm? Askush nuk mund ta thotë ndërsa vetë Sër Aleksi e thotë shkoqur: ëndrra ime është që të vdes në stol, ashtu si trajneri i madh skocez, Xhok Stein, legjenda e madhe e Sëlltikut, që vdiq në krye të detyrës më 1985.