'Legjion Nderi' për Paul McCartney

Presidenti francez, Fransua Holland do të dekorojë ish pjesëtarin e grupit legjendar Beatles, Paul McCartney me çmimin “Legjioni i Nderit” për kontributin e tij në muzikë.
Ceremonia është planifikuar të mbahet më 8 shtator në Pallatin Elize në Paris.
McCartney do të bëhet një oficer i Legjionit të Nderit, nderi më i madh publik i Francës. Legjioni i Nderit është krijuar nga Napoleon Bonaparti në vitin 1802, dhe simbolizohet me një fije të kuqe në jakën e xhaketës.
McCartney, që përshkruhet nga libri Ginis i Rekordeve Botërore si “kompozitori më i suksesshëm dhe artisti më i madh me këngë të publikuara i të gjitha kohërave”, ka marrë titullin e kalorësit në vitin 1997 nga Mbretëresha Elizabetë për ndihmën që i ka dhënë revolucionarizimit të pop muzikës.