Gabimi i Rooneyt, kërkesa për largim

Sulmuesi anglez, në shtator 2010 publikoi një komunikatë ku dyshoi në aftësinë e klubit të transferojë futbollistë të nivelit të lartë dhe sugjeroi se dëshiron të largohet nga Old Trafford për të realizuar ambiciet e tij në një skuadër tjetër. Por, vetëm dy ditë më vonë, Rooney ndërroi mendjen dhe nënshkroi kontratë të re pesëvjeçare me Unitedin.
Kurse ai e përshkruan këtë ngjarje me pendim. Në librin e tij autobiografik, fragmente nga i cili janë duke u publikuar çdo ditë nga Daily Mirror, ai përkujtoi: “Në shtator 2010 pësova një lëndim në nyjën e këmbës. Isha i hidhëruar me veten, lëndimin dhe gjithçka rreth meje. Isha në një cikël të formës së keqe dhe nuk mund të dilja prej tij. Pastaj bëra gabimin më të madh në karrierën time si futbollist. Në tetor publikova një komunikatë, ku shpreha pakënaqësinë time në Old Trafford”.
“Askush nuk e dinte se çka po ndodhte në jetën time. Flitej shumë, por vetëm unë e dija se çka ndieja brenda vetes. Fatmirësisht nuk shkoi gjatë dhe gjërat u kthyen në vendin e vet”, u shpreh ai