E Martë, 3 Nëntor 2026

Legjionarët kuqezi në Evropë japin sinjale pozitive

TIRANË, 14 prill /ATSH/ Lojtarët e Kombëtares shqiptare të futbollit kanë qenë mjaft aktivë këtë fundjavë me klubet e tyre në Europë duke dhënë sinjale pozitive përpara angazhimit të tyre në ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026.

Shumica e tyre zbritën si titullarë në fushë, teksa vetëm dy prej tyre e nisën nga stoli.

Juljan Shehu vijon me momentin e tij të artë në kampionatin polak. Mesfushori shqiptar realizoi sërish për Widzew Łódź, duke realizuar golin e tretë në tri ndeshjet e fundit. Lajm i mirë vjen edhe nga Anglia, me Armando Brojën, i cili u rikthye të luajë si titullar tek Evertoni.

Titullarë përgjatë kësaj jave ishin edhe lojtarët e Kombëtares: Elhan Kastrati, Marash Kumbulla, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Jon Mersinaj, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Ernest Muçi, Taulant Seferi, Arbnor Muja, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj dhe Mirlind Daku.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›