E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna Memaliaj perjashtohet per dy vite dhe merr nje supergjobe

Disiplina Komisioni denon me 5 vite pezullim trajnerin dhe 6 lojtare memalias

As protesta e gjere e tifozeve te Memaliajit nuk e shmangu dot dore e hekurt te FSHF-se ndaj dhunes ne ndeshjen Memaliaj-Butrinti ku mbeti i plagosur futbollisti sarandjot Lulezim Meta. Sipas vendit te djeshem te Komisionit te Disiplines per deshtim ne permbushjen e pergjegjesive per zhvillimin e ndeshjes ndaj Butrintit me pasoja te renda per shkak te dhunes se ushtruar ndaj lojtareve kundershtare dhe zyrtareve te ndeshjes skuadra e Memaliajit eshte perjashtuar per dy vjet nga kampionati shqiptar i futbollit dhe cdo aktivitet tjeter futbollistik. Nderkohe qe klubi memalias eshte ndeshkuar me nje supergjobe prej 20 000 000 lekesh te vjetra. Keshtu Memaliaj behet skuadra e dyte pas Terbunit e cila perjashtohet nga Disiplina per te njejten arsye dhunen ne keto vitet e fundit. Tashme njerezit e ketij qyteti do te duhet te bejne llogarite ne jeten e tyre pa futbollin e skuadres se zemres. Dje ata kane qene te shumte dhe me pankarta ne duar ne nje proteste kunder nje mase drastike te mundshme ndaj ekipit te tyre. Por nje gje e tille nuk ka sherbyer pasi veprimet e shemtuara te dhunes ne fundjave kane shokuar te gjithe dhe nje ndeshkim i tille ishte bere thuajse i pashmangshem. Po ashtu sanksione te ashpra Disiplina ka marre edhe ndaj trajnerit te Memaliajit Aleksander Qiqi i cili per shkak te dhunes se ushtruar ndaj kundershtareve denohet me 5 vjet pezullim nga cdo aktivitet dhe 3 milione leke te vjetra gjobe. Nuk i kane shpetuar dores se hekurt edhe lojtaret e Memaliajit Orgest Sako Dritan Seferi Denis Mema Korado Kalemi Adelajd Caushi Gentian Beqiri te perfshire ne incidentin e dhunshem ne fushen e tyre. Ata akuzohen se kane sulmuar dhe dhunuar kundershtaret dhe per kete secili prej tyre eshte denuar me 5 pese vjet pezullim nga cdo aktivitet dhe 3 milione leke te vjetra gjobe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›