Legjionari Hasani, talenti që vjen nga Suedia

Sulmuesi i skuadrës suedeze të Kategorisë Superiore Allsvenskan Kalmar, Shpëtim Hasani, është një ndër 22 lojtarët që luajnë në kampionatet e huaja të thirrur nga trajneri i Kombëtares, Oto Baric, në zborin e datave 4-7 dhjetor 2006. Sulmuesi, që më parë ka luajtur për Bursaspor në Turqi, ka mbërritur në Suedi fillimisht te klubi Degerfos. Kalmar zuri vendin e pestë në kampionatin suedez me 41 pikë, një pikë më pak se Helsinborg që vazhdon në finalet e Royal Ligës dhe 9 më pak se kampionia e Suedisë, Elsingborg (50). Në ekipin e Kalmar, ndihmëstrajner është kosovari i njohur Albert Bunjaku, që ka drejtuar në Kosovë skuadrën e Prishtinës dhe rreth 10 ekipe të niveleve të ndryshme në Suedi.