E Hënë, 2 Nëntor 2026

Legjislacioni i ri-Trump mund të transferojë bombarduesit B2 në Izrael: Të mbrohet nga Irani

Legjislacioni i ri do t’i jepte dritën jeshile presidentit Donald Trump për të transferuar drejt Izraelit asete të përparuara ushtarake amerikane, përfshirë këtu edhe bombarduesit B-2 nëse Irani rifillon zhvillimin e armëve bërthamore pas sulmeve të fundit ajrore.

Akti Bunker Buster u prezantua nga përfaqësuesit Josh Gottheimer (D-NJ) dhe Mike Laëler (R-NY) dhe kjo do t’i lejonte presidentit “të ndërmarrë veprime për të siguruar që Izraeli është i përgatitur për të gjitha eventualitetet nëse Irani kërkon të zhvillojë një armë bërthamore”, transmeton Fox News.

Më herët këtë muaj, pilotët e bombarduesve B-2 lëshuan 14 bomba GBU-57 në tre vendet kryesore bërthamore të Iranit, të cilat sipas presidentit Trump “shkatërruan plotësisht” kapacitetin bërthamor të Teheranit.

Gjithashtu, Izraeli kreu operacionet e veta, duke synuar udhëheqjen iraniane dhe objektet strategjike.

Arsenali izraelit nuk përfshin bombat “shkatërruese bunkerësh” GBU-57 vetëm të SHBA-së, të cilat peshojnë 30,000 paund dhe mund të depërtojnë 200 metra nën tokë para se të shpërthejnë.

Gottheimer mbrojti propozimin, duke deklaruar se “Irani, sponsori kryesor i terrorizmit dhe një nga armiqtë kryesorë të Amerikës, nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore. Kjo është arsyeja pse unë mbështeta fuqimisht veprimet tona ushtarake më herët këtë muaj. Irani ka vrarë dhjetëra amerikanë, përfshirë anëtarët tanë të shërbimit, dhe ka sulmuar vazhdimisht aleatin tonë kryesor, Izraelin. Izraeli duhet të jetë në gjendje të mbrohet kundër Iranit dhe të sigurojë që Irani të mos mund të rindërtojë aftësitë e tij bërthamore”.

Nga ana e tij, Laëler shpjegoi se projektligj i jep “Presidentit autoritetin për të pajisur Izraelin me mjetet dhe trajnimin që i nevojitet për të penguar Teheranin dhe për ta bërë botën një vend më të sigurt.”

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka konfirmuar shkatërrimin e centrifugave në uzinën bërthamore Fordow të Iranit, të cilat tani “nuk janë më funksionale”, sipas Drejtorit të IAEA-së, Rafael Grossi.

“Kapacitetet që ata kanë janë atje. Ata mund të kenë, brenda pak muajsh, do të thoja, disa kaskada centrifugash që rrotullohen dhe prodhojnë uranium të pasuruar, ose më pak se kaq… nuk mund të pretendohet se gjithçka është zhdukur dhe nuk ka asgjë atje”, tha Grossi.

Ai shtoi se “është e qartë se ka pasur dëme të rënda, por nuk është dëm total… Irani ka kapacitetet atje; kapacitete industriale dhe teknologjike. Pra, nëse dëshirojnë, ata do të jenë në gjendje të fillojnë ta bëjnë këtë përsëri”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›