E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane rreth 10 te plagosur ne zenka me thika disa ne pranga

Fillimisht ne oret e vona te mbremjes se kaluar u arrestua ne flagrance shtetasi Sinan Sherif Proda 45-vjec banues ne Tirane.

Ky shtetas dje rreth ores 1700 ne rrugen Medar Shtylla ka goditur disa here me thike ne pjese te ndryshme te trupit shtetasin Dritan Selimi 38-vjec me banim ne Tirane i cili u dergua menjehere ne Spitalin Ushtarak Tirane ku si pasoje e plageve te shumta ka gjetur vdekjen.

Fillimisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas nje konflikti te castit midis autorit dhe viktimes ku dhe vete autori i ngjarjes ka demtime me sende te forta ne pjese te trupit ku eshte derguar per mjekim ne Spitalin Ushtarak Tirane.

Me vone u arrestua po ne flagrance shtetasi Jugjin Artan Nikolla 28-vjec lindur e banues ne Tirane. Arrestimi i tij u krye sepse mbreme rreth ores 24.00 ne rrugen Ismail Qemali ne Tirane dyshohet se pas nje konflikti per motive te dobeta ne gjendje te dehur ka plagosur me arme te ftohte thike 16-vjecarin P. Lisi i cili eshte derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak Tirane.

Nderkohe ne oret e para te mengjesit te sotem jane arrestuar ne flagrance shtetasit A. B 17-vjec banues ne Milot Lac si dhe F.M 17-vjec banues ne Tirane. Dy te rinjte u prangosen pasi mbreme rreth ores 21.00 ne Bulevardin Deshmoret e Kombit per motive te dobeta ne bashkepunim edhe me dy bashkemoshatare te tjere jane plagosur me njeri-tjetrin me thika duke marre plage te lehta ne pjese te ndryshme te trupit te cilet aktualisht ndodhen ne spital jashte rrezikut per jeten.

Gjithashtu jane arrestuar edhe kater shtetas Armand Xhemal Syla 20-vjec banues ne Tirane B.Shera 17-vjec banues ne Tirane C.Skana 17-vjec banues ne Tirane si dhe I.Syla 17-vjec banues ne Tirane.

Arrestimi i ketyre shtetasve u krye sepse mbreme rreth ores 21.00 ne afersi te bar Tajvan per motive te dobeta jane qelluar me mjete prerese dhe sende te forta mes njeri - tjetrit si dhe kane prishur qetesine publike. Si pasoje e kesaj grindjeje dyshohet se shtetasi Hysen Syla 20 vjec dhe Cezar Skana jane plagosur rende dhe aktualisht jane nen trajtimin mjekesor ne Spitalin Ushtarak Tirane.

Ne prangat e policise rane edhe shtetasit Luan Nazif Beshku 34-vjec banues ne Fushe Mezez si dhe Mithat Nazif Beshku 38-vjec banues ne Fushe Mezez. Arrestimi i tyre u krye sepse mbreme rreth ores 23.00 ne Fushe Mezez dyshohet se shtetasi Luan Beshku per motive te dobeta ka tentuar te vrase me arme zjarri pistolete 27 vjecarin Durim Shaban Murataj me banim ne Fushe Mezez i cili aktualisht ndodhet jashte rrezikut per jeten.

Ndersa gjate kontrollit te ushtruar ne banese e shtetasit Mithat Beshku u gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje pushke mod 56 me 15 fisheke nje granate si dhe 6 cope ndezese granate.

2010-11-30 1408

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›