Assad: SHBA-ja do ta paguajë nëse sulmon Sirinë
SIRI - Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta paguajnë nëse sulmojnë Sirinë. Ai u shpreh për televizionin PBS se ndërhyrja në Siri do të rrisë paqëndrueshmërinë dhe do të ndikojë në përhapjen e terrorizmit në të gjithë rajonin. Assad u shpreh se nuk ekziston asnjë provë që qeveria e tij ka përdorur armë kimike kundër popullit sirian.
Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Amerikan, John Kerry, ka bërë thirrje sërish se të mos veprosh kundër regjimit të Assad-it është më e rrezikshme sesa sulmosh. John Kerry është përpjekur shumë që të sigurojë mbështetje për ndërhyrje ushtarake në Siri gjatë bisedimeve me Bashkimin Evropian dhe me ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe.
(e.m/j.knezi/BalkanWeb)