E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, kushte Ballkanit per heqjen e vizave

Viti 2009 duhet te jete nje vit aksioni per vendet e Ballkanit perendimor, perfshire edhe Shqiperine, ne menyre qe Bashkimi Europian te vendose per heqjen e vizave.

Me kete konkluzion ka dale takimi i Zagrebit, i organizuar nga presidenca franceze e Bashkimt Europian me ministrat e Brendshem dhe te Drejtesise te rajonit, ku Shqiperia eshte perfaqesuar nga ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj dhe zevendesministri i Brendshem, Gent Strazimiri.

Dokumenta te sigurta identiteti, kontrolli i kufijve, lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit jane kater shtyllat kryesore mbi te cilat do te merret vendimi i BE per liberalizimin e vizave.

Panorama e Shqiperise, e prezantuar nga ministri Alibeaj dhe zevendesministri i Brendshem, Gent Strazimiri ishte ajo e nje vendi qe luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar i ka shnderruar prej tre vjetesh ne prioritetin kryesor te qeverise.

Duke njohur progresin e Shqiperise dhe te vendeve te rajonit, zevendespresidenti i Komisionit Europian, Jacques Barrot qartesoi se me 15 nentor Komisioni do te publikoje nje raport, i cili do te detajoje me secilin prej vendeve pikat e dialogut per heqjen e vizave me Bashkimin Europian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›