Mazhoranca vazhdon të mbrojë raportin e KE-së
Mazhoranca nëpërmjet Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli vlerëson progres raportin e Komisionit Evropian. Krerët e vendit kanë disa ditë rrjesht që e komentojnë raportin si pozitiv për Shqipërinë, ndërkohe opozita komenton të kundërtën
TIRANE- Mazhoranca nëpërmjet Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli e cilësoi raportin për progresin publikuar nga Komisioni Europian si më të mirin që Shqipëria ka patur ndonjëherë. Në daljen e posaçme për median, zonja Topalli pohoi se ka shumë për të bërë dhe një prej këtyre çështjeve është kodi elektoral.
Topalli i beri thirrje të gjitha institucioneve por dhe partive politike të lexojnë siç duhet 56 faqet e raportit për të nxjerrë detyrat e gjithsecilit. Për të tretën ditë pas publikimit të raportit mazhoranca nëpërmjet përfaqësuesve të saj më të lartë po mbron variantin se gota e reformave të realizuara nga qeveria është gjysëm e mbushur. Pak ditë më parë kreu i Komisionit Europian në Tiranë duke cituar raportin vjetor tha se gota është gjysmë e mbushur e gjysmë bosh, deklaratë e cila po komentohet në mënyra të ndryshme nga kampet e kundërta politike.
(O.Zh BalkanWeb)