E Diel, 1 Nëntor 2026

Privatizimi i OSSH, Ruli: Negociata me ceket

Ministria e Ekonomisë do të nisë javën e ardhshme me kompaninë ceke "Cez" negocimin e kontratës për shitjen e operatorit të sistemit të shpërndarjes.

Ministri Genc Ruli bëri të ditur shitja e OSSH do të përfundojë brenda këtij viti

"Mbeten per t'u percaktuar komentet qe kane bere per deklaraten rregullatore, per pritjet qe do te kete tarifa e energjise ne vitet ne vazhdim", u shpreh Ruli.

Por ndonëse pjesa më e madhe e kushteve të kontratës janë përcaktuar gjatë fazës parakualifikuese të tenderit negociatat mes qeverisë dhe kompanisë ceke pritet të jenë të nxehta në disa tregues, ku më kryesori mbetet ai i humbjeve, për të cilin Ruli thotë se qeveria nuk do të lëshojë pe.

"Nuk pranojme kushte per nje nivel më të ulët të reduktimit të humbjeve se sa 15 për qind në 4 vitet e para", u shpreh Ruli.

Këto deklarata kreu i energjetikes i bëri gjatë prezantimit të progres-raportit të Komisionit Europian për rezultatet e arritura në fushën e ekonomisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›