Lehtesim ne Kosove
Nga Anna Di Lellio*
Kosova i mbajti zgjedhjet e para pas pavaresise pa incidente dhe pa ndonje humbes. Qytetaret e shtetit te ri i kane zgjedhur kryetaret e komunave dhe perfaqesuesit ne asamblete komunale dhe ndonese dalja ne zgjedhje ishte e ulet, 45 per qind, ajo ishte me e larte se ne zgjedhjet e kaluara, ne 2007. Me 36 komuna ne gare, te gjithe kane perfituar, ndersa simpatizantet e te gjitha partive kane festuar deri naten vone.
Eshte per t'u theksuar se komuna e re e Gracanices zgjodhi per kryetar Bojan Stojanovic, anetarin e Partise se Pavarur Liberale Serbe. Shume serbe nuk dolen ne keto zgjedhje, por edhe ky rezultat i pjesshem eshte ndryshim i mireseardhur ne krahasim me bojkotin e plote, te inkurajuar nga Beogradi, i cili pati sukses vetem ne veri. Aktoret nderkombetare qe e mbikeqyrin pavaresine e Kosove, pra bashkesia nderkombetare, shpallen fitore. Per Qeverine e pare te Republikes se Kosoves gjithe kjo shenon nje triumf te madh.
Si gjithmone, gjendja eshte me komplekse. Ky rezultat i lumtur nuk ishte aspak i sigurt. Tensionet nderpartiake gjate fushates zgjedhore, thashethemet e vazhdueshme per vjedhje te votave, si dhe mundesia qe pakica serbe ta bojkotonte tere procesin, krijoi brenga serioze. Ne naten e zgjedhjeve, te gjitha brengat u zhduken. Tubimet me fishekzjarre qe u mbajten qytetet e medha ishin shprehje spontane e nje ndjenje te pergjithshme te clirimit, por edhe shfaqje te organizuara te fuqise se partive te caktuara.
E liruar nga "Sindroma shqiptare", sic tha nje analist - do te thote, e praktikes politike te shtetit fqinj te Shqiperise, sipas se ciles, secili rezultat zgjedhor kontestohet - shumica shqiptare e Kosoves u ndje ne te njejten vije me demokracite tjera liberale. Spin doctor'et i lane merite menjane dhe i lansuan deklarimet e hershme te fitoreve, qe ndonjehere ishin edhe konfuze. Derisa PDK festonte fitoret ne 20 komuna, AAK ne 16 komuna, kurse LDK fitoi bindshem ne Prishtine - shtrohej pyetja nese numri i komunave ishte rritur disi gjate nates. Ashiqare, balotazhet do t'i korrigjojne shifrat e pergjithshme, por risia e ketyre zgjedhjeve eshte shfrytezimi i mencur i mediave ne lancimin e porosive pozitive dhe qendrimi ne atmosferen zgjedhore.
Zgjedhjet ishin test i rendesishem per Qeverine e Hashim Thacit, ish liderin politik te UCK-se, i cili qe prej marrjes se postit ne janar te vitit 2008, ka pasur per detyre ta udheheqe shtetin neper tranzicionin e veshtire prej administrates se udhehequr nga OKB deri te pavaresia. Per shkaqe te ndryshme - prej shqetesimeve ekonomike e deri te frustrimi prej vazhdimin e mbikeqyrjes nderkombetare te Republikes se Kosoves - eshte dukur se muajve te fundit qeveria "Thaci" e ka humbur shkelqimin e saj. Thaci mund te marre fryme lehte pas ketyre zgjedhjeve, sepse raportohet se PDK ka fituar ne rang kombetar. Ndonese ky votim nuk eshte i krahasueshem me ata te kaluarit, pasi kryetaret zgjidhen ne menyre te drejtperdrejte, e jo sipas modelit proporcional. E rendesishme eshte se nuk ka pasur renie.
Mbetet e debatueshme nese Beogradi eshte apo s'eshte humbesi me i madh i ketyre zgjedhjeve. Ndonese Qeveria dhe Presidenti i Serbise kane bere thirrje per bojkot, ata nuk e kane bere kete ne menyre energjike. Ndoshta kane menduar se nuk ishte e nevojshme te reagohej fuqishem. Deri me tash nuk ka pasur indikacione se serbet e Kosoves do ta zgjidhnin nje rruge tjeter dhe te perfshiheshin ne procesin e integrimit permes decentralizimit dhe pranimit te transferimit te kompetencave, te cilat Kushtetuta e Kosoves iu garanton me bollek atyre dhe pakicave tjera. Votimi ne Gracanice dhe ne Shterpce, ku dalja ishte shume me e vogel, por e mjaftueshme qe ta dergonte kandidatin shqiptar ne balotazh, per here te pare tregon se ekziston potenciali per ndryshimin e sjelljeve te serbeve te Kosoves. Bojkoti i plote ne veri ishte i pritshem, per shkak te frikes per ndarje. Prapeseprape, lajmi kryesor eshte se Beogradi nuk ka arritur ta ndale daljen ne zgjedhje te serbeve ne jug te Kosoves, pjese kjo e cila perbehet prej qytezave me shumice serbe, te cilet jane te detyruar te bashkejetojne me rrethinen me shumice shqiptare. Gjate nje takimi te koheve te fundit me komitetin e BE-se per marredhenie te jashtme, Ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic, i cilesoi serbet qe marrin pjese ne Republiken e Kosoves si "Serbe te Ndershem", term nencmues i cili ne vitet '90 u vihej shqiptareve qe bashkepunonin me regjimin e Milosevicit. Qendrimi dhe fjalet e tija nuk pershtateshin me perfaqesuesit europiane, te cilet synojne ta bejne Kosoven nje shtet "normal" dhe nuk e durojne obstruksionizmin e pandalshem te Qeverise serbe. Keto votime mund te jene deshmi se duke shikuar prapa e jo perpara, Beogradi e ka humbur lidhjen me realitetin e ri ne Kosove.
* "The Guardian"