Masakrimi i 23-vjeçarit, arrest me burg për shokët vrasës
Korçë- Katër autorët që masakruan dhe vranë një 2e-vjeçar dhe plagosen një tjetër do të qëndrojnë në burg.
Gjykata e Korçës ka dhënë sot vendimin për masën e sigurisë për autorët e vrajse së Oligert Krekës dhe plagosjes së Sajmir Yzeirit gjatë festimeve të ‘Ditës së Verës’ në Barc të Korçës.
Të arrestuarit Emiljano dhe Aldo Nazifi, Ismir Zeneli dhe Ilir Ravolli kanë rrahur për vdekje 2e-vjeçarin dhe plagosur rëndë shokun e tij natën e 13 Marsit.
Ndërkaq që është zbardhur edhe shkaku i këtij konflikti tragjik. Mësohet se viktima Oligert Kreka dhe shoku i tij Saimir Yzeiri janë konfliktuar me të rinjtë e tjerë prej mëse një viti për një vajze.
Pavarësisht konflikteve të vjetra bëhet me dije se 9 të rinjtë ishin mbledhur të festojnë së bashku Ditën e Verës në shtëpinë e njërit prej agresorve Emiljano Nazifit. Si pasojë e kosumimit të pijeve alkoolike ka nisur konflikti mes tyre duke degjeneruar me përdorimin e mjeteve të forta kundrejt Krekës dhe Yzeirit.
Në këtë zënkë masive humbi jetën 23-vjeçari Oligert Kreka dhe u plagos rëndë bashkëmoshatari i tij Saimir Yzeiri, i cili ndodhet i shtruar në spitalin Ushtarak në Tiranë. Tashmë mbi të rinjtë e arrestuar rëndon akuza e vrasjes me dashje.
Shkrime të tjera me interes:
- Zbardhet vrasja në Korçë, viktima u godit barbarisht për një femër Korçë- Pesë persona janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se...
- Vrasja e 86 vjeçares, “arrest me burg” për tre të rinjtë Korçë- Tre të rinjtë të cilën akuzohen për vrasjen e...
- Shkodër- Plagosi bashkëshorten, “arrest me burg” 51 vjeçarit Shkodër- Gjykata e Shkodrës ka dhënë masen arrest me burg...