Madhi: Aleanca e ish-pronareve, me prapavije politike
Fatjona Mejdini
Republikanet e cilesojne mbeshtetjen e ish-pronareve per amendamentin e deputetit, Gilman Bakalli, si nje veprim me nje prapavije te qarte politike. Kryetari i grupit parlamentar te Partise Republikane, Arian Madhi deklaroi diten e djeshme ne nje prononcim per "Koha Jone", se amendimi per ligjin e pronave, i dorezuar nga deputeti i Partise Ligj dhe Drejtesi, Gilman Bakalli synon nje aleance te re mes kesaj partie dhe shoqatave te ish-pronareve dhe nuk ka ne thelb te tij, interesin real te publikut per zgjidhjen e ceshtjes se pronave. "Prapa kesaj aleance te krijuar, ka nje prapavije te qarte politike dhe nuk flitet per interesin e thjeshte te ish-pronareve, per te perfituar pronat e tyre qe me ligj iu takojne", deklaroi Madhi ne nje prononcim per "Koha Jone". Sipas tij, ne prag te fushates zgjedhore, parti te reja kerkohen te identifikohen dhe ne kete kuader kjo nisme e paraqitur ne Kuvend nga deputeti Gilman Bakalli, e verteton me se miri kete nevoje. Keto deklarata, kryetari i grupit parlamentar te Partise Republikane i justifikoi me faktin se ne ligjin aktual "Per kthimin dhe kompensimin e prones" ekziston nje nen, sipas te cilit ne cdo moment nje ish-pronar, i cili nuk ka plotesuar dosjen mund ta beje ate ndonese ky afat ka kaluar. "Ne ligjin aktual "Per kthimin dhe kompensimin e prones" ekziston nje nen, sipas te cilit gjykatat ne cdo moment mund t'i japin te drejten nje ish- pronari, qe te marre te drejten per te plotesuar dosjen e tij dhe per rrjedhoje per te fituar te drejten e pronesise qe i takon me ligj", deklaroi kryetari i grupit te PR-se, Madhi. Sipas tij, republikanet kane kerkuar si afat maksimal per dorezimin e dosjeve 30 dhjetorin e vitit te shkuar, per shkak se nje date e vendosur do ta nxiste procesin dhe nuk do ta zvarriste ate. Por nga ana tjeter, Arian Madhi deklaroi se amendimi i deputetit Bakalli per shtyrjen edhe per pese vite te tjera, te afatit per plotesimin e dosjeve duhet te shikohej me kujdes dhe te kishte statistika reale, ne lidhje me numrin e atyre personave, te cilet ende nuk i kishin plotesuar dosjet e tyre. Sipas Madhit, vetem ne baze te ketyre statistikave mund te vendosej, nese ky proces kishte nevoje per nje shtyrje ne kohe, apo koha kishte qene e mjaftueshme per permbushjen e dosjeve, per pjesen me te madhe te ish-pronareve.