E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leigh:Zgjedhjet e lira,kyçe për në BE

Zgjedhjet e lira dhe me standarde janë një pikë kyçe për hyrjen e Shqipërisë në BE. Deklarata është bërë nga drejtori i përgjithshëm Zgjerimit në BE, Michael Leigh gjatë takimit me kryeministrin Berisha. "Zgjedhjet në Shqipëri janë shumë të rëndësishme për në BE. Duhet të realizoni zgjedhje të lira dhe me standarde", u shpreh ai. Sipas Leigh, liberalizimi i vizave, varet nga Shqipëria. "Hyrja në fuqi e MSA-së shënon një fazë kontraktuale për hyrjen në BE", theksoi ai. Ndërkohë kryeministri Berisha u shpreh i angazhuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme."Do të bëjmë çdo përpjekje për liberalizmin e vizave ", tha Berisha. Kryeministri Berisha nuk ka lënë pa komentuar edhe 1-prillin për kryesocialistin Rama. "Rama nuk besohet në ditë të zakonshme dhe jo në ditën e gënjeshtrës", ironizoi kryeministri. Beritha theksoi se nëse Rama kandidon për deputet do pranojë dorëheqjen e tij. "Dhe do i japim Tiranës një kryebashkiak më të mirë", përfundoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›