Berisha:Shqipëria përfundimisht anëtare e NATO-s

Si ditën më historike që pas shpalljes së pavarësisë e konsederoi kryeministri Sali Berisha, dorëzimin e dokumentave pranë DASH-it për anëtarësimin e Shqipërisë ditën e sotme, e cila sipas tij shënon zyrtarisht hyrjen e Shqipërisë në NATO. "Vendi ynë sot bëhet përfundmisht anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut", tha Berisha. Kryeministri falenderoi vendet e NATO-s për ratifikimin e protokollit Shqipëri-NATO."Në këtë ditë historike për Shqipërinë dhe shqiptarët shpreh mirënjohjen më të thellë time, të qeverisë dhe të mbarë shqiptarëve të gjitha vendeve të Atlantikut në tërësi,dhe SHBA-së, vendit lider të kësaj alenace për besimin më të mëdh që shqiptarë kanë njohur", tha Berisha. Kryeministri garantoi se Shqipëria këtë moment, më të rëndësishëm pas shpalljes së pavarësisë, e merr si momentin e përgjegjësive të mëdha për të konsiliduar vlerat e lirisë.