Ristani:Partitë politike të mos bllokojnë zgjedhjet e lira
Kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve Arben Ristani u bën apel partive politike të mos bllokojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme duke i mbyllur derën proceseve integruese të vendit tonë në NATO. Ai akuzon partinë socialist se po behet pengesë për zgjedhjet duke mos depozituar emrat për ngritjen e komisioneve qëndrore zgjedhore zone. Mirëpo Partia Socialiste mbrohet duke thënë se është njoftuar vetëm një natë më përpara dhe koha fizike nuk ka qenë shumë favorizuese.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që të rimblidhet ditën e premte për të vendosur kostituimin e komisioneve qëndrore zgjedhore.