Leipzig-Tirane marreveshja 15 mije euro
Disa shkrimtare nga me te miret bashkekohore si Agron Tufa Ledia Dushi Luljeta Lleshanaku Ervin Hatibi Albana Shala etj. do te perfaqesojne stenden e librit shqip ne Leipzig. Por kjo stende do te kete te garantuar financiarisht me mbeshtetje te Ministrise se Kultures edhe tre vite te tjera ne panairin nderkombetar te librit qe mbahet nga data 17-20 mars dhe mbahet nje nga panairet me te medha te librit ne bote.
Per kete lajm dje ne mjediset e Ministrise se Kultures eshte mbajtur nje takim me ministrit Ferdinand Xhaferaj dhe kryetarit te Shoqates se Botuesve Petrit Ymeri. Kushton 15 mije euro ngarkimi i librave nga Tirana ne Leipzig bashke me perfaqesine e shkrimtareve ndersa eshte nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi ne mes MTKRS dhe Shoqates se Botuesve Shqiptare. Eumlshte hera e pare ashtu sic e ka permendur dhe ministri Xhaferaj gjate fjales se tij qe Shqiperia merr pjese ne kete panair duke shtuar se nga viti ne vit prezenca jone do vije duke u shtuar duke u bere keshtu pjese integrale e programeve te medha nderkombetare ne fushen e letersise dhe botimeve. Ky takim zyrtar duket si ogur i mire per librin shqip pasi ne keto 10 vite ne panairet nderkombetare nuk kemi pasur perfaqesim nga Shqiperi duke i dedikuar pikerisht varferise financiare dhe mosvemendjen shteterore per ti mbeshtetur botuesit financiarisht duke braktisur keshtu cdo perfaqesim zyrtar. Ndersa botuesit nga Kosova kane pasur cdo vit stenden ne panaire te tilla. Dhe ne fakt cfare nuk tregohet por diskutohet eshte rruga qe del bosh ne kesi panairesh per botuesit e Shqiperise duke u ankuar per mungesen e shitjeve dhe nje lufte me te madhe te botuesve nga Kosova per shkak te ekzistences me te madhe te diaspores kosovare ne perendim dhe prej tyre interesin me te madh per librin shqip. Kete na e kane konfirmuar botues nga Kosova ndersa botuesit nga Shqiperia po i largoheshin gjithnje e me shume ketyre perfaqesimeve nderkombetare me nje thes ankesash per mbeshtetje nga shteti.
Ndaj lajmi i djeshem qe me 15 mije euro Shqiperia do te kete nje stende per te qene ne panairin nderkombetar te librit perfaqesuar njekohesisht dhe me emra letrar do te ndaje skeptiket nga realiteti. Ndersa nga ministria deklarohet se merr persiper te mbeshtese financiarisht per nje periudhe 3 vjecare pjesemarrjen e Shoqate se Botuesve Shqiptare ne Panairin
Nderkombetar te Librit ne Leipzig deri ne vitin 2013.
Panairi Nderkombetar i Librit Leipzig 2011 i cili zhvillohet nga datat 17-20 mars eshte nje nder panairet me te medha te librit ne bote. Me nje tradite me se 5 shekullore ky eveniment mbledh cdo vit botues shkrimtare dhe njerez te letrave nga e gjithe bota.