Leje ndërtimi për dy kate, në godinën e paligjshme
Ndërton pa leje dhe bashkia në vend që të marrë vendim për prishje i jep leje ndërtimi edhe për dy kate të tjera shtesë. Kjo ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës. Janë një sërë vendimesh të KRRT-së së qytetit që miratojnë disa sheshe ndërtimi, por që ligjërojnë një ndërtim të paligjshëm. Bëhet fjalë për një ndërtim në vendin e quajtur Kodra e Shtufit në Gjirokastër. Kjo histori ka nisur që në qershor të vitit 1995, kur KRRT-ja e rrethit Gjirokastër miratoi një shesh ndërtimi 400 m2. Në prill të vitit 1996 u miratua leja e sheshit, që duhej të ushtrohej deri në prill të 1997-ës. Pas kësaj kohe, çdo veprim i bërë me truallin duhej t‘i nënshtrohej rinovimit të lejes, kjo deri në vitin 1998, sepse pas kësaj periudhe KRRT-ja i kaloi bashkisë.
Në vitin 2000, Artan Gaba bleu truallin prej 400 m2 nga Dorina Golemi dhe e regjistroi këtë pronë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Mbi të nuk rezultonte asnjë ndërtesë. Një vit me vonë ai aplikoi në bashki për dy kate shtesë dhe paraqiti në qark një projekt për një ndërtim pesëkatësh, me pretekstin se tri katet e para i kishte ndërtuar pas një projekti të miratuar në këshillin e qarkut dhe tani kërkonte dy kate shtesë. Fqinji i tij, Panajot Barka, i cili ka edhe vetë një problem me pronën e tij, për shkak të spostimit në terren që ka pësuar pas studimit urbanistik të zonës, ankohet për ndërtimin e Artan Gabës, si i paligjshëm, për shkak të mosrinovimit të lejes së marrë nga Dorina Golemi në vitin 1996. Bashkia nuk e mori parasysh ankesën e Barkës, që më pas u drejtua në prokurori dhe në emisionin "Fiks Fare". Artan Gaba ka ndërtuar një godinë me 5 kate në kodrën e Shtufit. Për tri katet e para ai nuk ka marrë leje ndërtimi, por ka përdorur lejen e dhënë për Dorina Golemin, duke shkelur ligjin e urbanistikës, sepse leja nuk transferohet dhe në vitin 2000, kur ai ka blerë truallin e lejes kishte tre vjet që i kishte kaluar afati. Kur e pyesim për datën e ngritjes së ndërtesës, i zoti i saj bën sikur nuk e mban mend as vitin kur ka filluar punimet. Ndërsa pretendon se dokumentet i ka në rregull dhe se bashkia e ka pajisur me leje. Ai pranon se ka përdorur lejen e Dorina Golemit, por e ndryshoi projektin sipas shijeve të tij. Zyra e urbanistikës në Bashkinë e Gjirokastrës ka shkelur ligjin, sepse ka pranuar dhe ka rekomanduar në KRRT-në e bashkisë për të dhënë leje për dy kate shtesë në ndërtesë, në një kohë kur tri katet e saj nuk kanë pasur leje ndërtimi. Zyra e Urbanistikës po ashtu ka pranuar një projekt, që sot nuk gjendet fare në arkivin e qarkut. Në arkivin e urbanistikës së Qarkut në Gjirokastër, ku gjenden të gjitha praktikat e ndërtimeve të dhëna para vitit 1998 nga KRRT-të e rretheve, nuk gjendet asnjë dokument për këtë ndërtim në emër të Artan Gabës. Dosja ka vetëm dokumentacionin në emër të Dorina Golemit, si leja e sheshit të ndërtimit, leja e ndërtimit dhe projekti i zbatimit. Ndërsa në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Gjirokastër, Artan Gaba ka paraqitur lejen e ndërtimit të Dorina Golemit, por të falsifikuar. Leja origjinale vërtetuar nga dokumentacioni në këshillin e qarkut, koeficientin e shfrytëzimit e ka 45%. Ndërsa në Zyrën e Regjistrimit leja e Golemit, paraqitur nga Artan Gaba mban koeficientin 55%. Bashkia që mban përgjegjësi për lejen që ka dhënë e largon barrën nga vetja e saj. Përgjegjësi i zyrës së urbanistikës në këtë bashki, Alfred Mamani, thotë se "nuk ishte kompetencë e jona të vërtetonim se si i ka ngritur tre katet e para. Dosja nga qarku na erdhi e firmosur dhe e vulosur. Nëse duhej të konstatohej ndërtimi pa leje duhej të ndërhynte policia ndërtimore". Kjo procedurë e ndjekur nga bashkia ka përfunduar në organin e akuzës, që po heton veprimet e kryera me këto leje.