E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhëzimet e mjekimit, bashkëpunim me Britaninë

Shqipëria do të ketë bashkëpunim me Britaninë edhe në fushën e shëndetësisë. Ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, gjatë një vizite në Britani, zhvilloi një takim me homologun e tij, Nikola Strugron. Në fjalën e tij, ministri vlerësoi se Britania e Madhe është një vend mik i Shqipërisë dhe një partner shumë i rëndësishëm në përpjekjet për zhvillimin dhe modernizimin e vendit. Dy ministrat folën më pas për probleme konkrete të bashkëpunimit aktual dhe të së ardhmes, duke evidentuar vullnetin politik të përbashkët për thellimin e këtij bashkëpunimi.

Konkretisht, u ra dakord për ekspertizë dhe bashkëpunim në fushën e monitorimit dhe të ofrimit të shërbimit shëndetësor, në mënyrën e mbledhjes, përpunimit dhe vënies në dispozicion të ofruesve të shërbimit (qendrave shëndetësore) të informacionit shëndetësor, në mbikqyrjen e brendshme dhe inspektimin e jashtëm; për udhëzuesit e praktikës mjekësore, si dhe për bashkëpunimin midis strukturave shëndetësore dhe atyre të Sigurimeve Shëndetësore. Gjithashtu, u ra dakord për shkëmbime në fushën e menaxhimit spitalor, për kostot e shërbimit dhe protokollet e mjekimit në spitale, për sistemin e informacionit shëndetësor, për shërbimin farmaceutik, për mënyrën e licencimit të shërbimit shëndetësor, si dhe për sigurimet e kujdesit shëndetësor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›