E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leje për martesë nga Williams

Të martohesh nuk është e lehtë aq më tepër, kur martesën duhet ta bekojë Robin Williams. Një çift që e provoi, nuk e pati aspak të lehtë për të mos thënë se ishte një përvojë, të cilën Mandy Moore dhe John Krasinski nuk do të kishin dashur kurrë që ta provonin. Komedia "Licence to wed" ("Leje për t'u martuar") është filmi i radhës në Kinema "Millenium2", me regji të Ken Kwapis. Robin Williams i shpallur nga revista "People" si aktori më i mirë komik, i vitit që shkoi, luan rolin e priftit Frank. Zelli i tij për të vënë në provë dashurinë e çiftit nuk bën gjë tjetër veçse shkakton aventura që ndjekin si zinxhir njëra- tjetrën dhe krijojnë atmosferë komike, por edhe romantike në të njëjtën kohë. Filmi pati premierën në Amerikë në korrik të 2007-ës dhe prej ditës së djeshme po shfaqet edhe në Kinemanë "Millenium" në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›