E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në filmat e muzikuar të Peçit

Ditën e diel, më 20 janar në orën 19.00 në Akademinë e Arteve zhvillohet "Mosaical 7", një spektakël me rastin 10-vjetorit të Qendrës Kombëtare Kinematografike dhe 55-vjetorit të Kinostudios. Spektakli ngrihet mbi kolonat zanore të filmave, kompozuar nga Aleksandër Peçi, ndërthurur me interpretime aktoriale. Marrin pjesë kuarteti i harqeve "Mosaical", sopranoja Mariana Leka, klarinetisti Fatos Qerimaj, balerina Eva Selaj si dhe aktorët Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Ndriçim Xhepa, Robert Ndrenika, Rajmonda Bulku, Gulielm Radoja, regjisori Viktor Gjika, që do të interpretojnë pjesë nga filmat e muzikar nga Peçi. Spektakli është menduar si një performancë multi mediale, nëpërmjet 3 niveleve të projeksioneve, si ekran me fragmente filmash, monitorë, projeksione në hapësirë etj.
Në gurët e mozaikut të spektaklit përmendim muzikën e filmave "Gjeneral Gramafoni", "Në shtëpinë tonë", "Fillim i vështirë", "Kur xhirohej një film", "Dasma e Sakos", etj. Spektakli realizohet me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›