Lejet e ndertimit Tartari si Selmanllari Tan Lepuri kerkoi 20

Tartari per 5 ore u eshte pergjigjur pyetjeve ne Prokurori
Biznesmeni i njohur Arjan Tartari u paraqit dje ne prokurori ku ka perseritur akuzat ndaj kreut te bashkise se Tiranes Edi Rama se ky i fundit permes Dritan Avllait alias Tan Lepuri i ka kerkuar atij dhe ortakut te tij Rrahman Selmanllari 20 per qind te aksioneve ne kompanine e ndertimit ne kembim te lejes se ndertimit. Tartari per me shume se pese ore u eshte pergjigjur pyetjeve te anetareve te Task-Forces ne Prokurorine e Tiranes duke iu pergjigjur fteses se organit te akuzes. Tartari ka deshmuar rreth akuzave publike te bera se fundmi nga deputetja e PD-se zonja Albana Vokshi ne te njejten kohe edhe partnere e zotit Tartari. Duke qene i fundit nder deshmitaret e thirrur nga Task-Forca zoti Tartari ka qene personi kyc ne vertetimin apo jo te akuzave per ryshfetin prej 20 per qind te dhene Dritan Avllait te njohur ndryshe si tan Lepri qe njihet edhe si njeriu i kryetarit te bashkise Tirane Edi Rama. Ne deponimin e tij zoti tartari konfirmoi edhe njehere qe kompania Vision Construction i ka dhene Dritan Avllait 20 per qind te aksioneve ne kembim te lejeve te ndertimit dhe projektit thane burime prane prokurorise. Me tej behet e ditur se gjate fazes se pare projekti ka plotesuar deshirat e investitoreve ne kontrate si dhe te pronareve. Akuzat se Rama i kishte marre 20 per qind kompanise se ndertimit Vision Construction u thane se pari nga deputetja e PD Albana Vokshi njekohesisht partnere e biznesmenit Tartari. Ky i fundit ka paraqitur para prokuroreve deshmine ku ka treguar me detaje se si ai dhe ortaku i tij jane detyruar te japin perqindjen qe ishte kerkuar nga Avllai. Sipa ketyre burimeve biznesmeni ka folur edhe per procedurat e HEC-eve dhe ka deshmuar se cdo gje ishte bere brenda legjislacionit ne fuqi. Biznesmeni tjeter Rrahman Selmanllari deshmoi ne prokurori disa dite me pare per te njejten ceshtje ku shpjegoi se si kishte paguar 20 per qind te aksioneve per llogari te kryetarit te PS Edi Rama.