E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci me 12 nentor deshmitar Patrick Henry

Shtyhet seanca riperseritet leterporosia per administratorin e SAC dhe kater amerikane te tjere

Gjykata e Tiranes ka shtyre serish dje procesin gjyqesor per tragjedine e ndodhur ne Gerdec duke rithirrur per te qene i pranishem si deshmitar amerikanin e kompanise SAC Patrick Henry. Gjykata kerkoi nje riperseritje te leterporosise me percaktimin qe Henry dhe kater amerikane te tjere te jene te pranishem ne sallen e gjyqit si deshmitare me 12 nentor. Thirrja e pare per administratorin e SAC eshte bere nga gjykata permes Ministrise se Drejtesise per ne daten 13 shtator diten e djeshme por mungesa e tyre ne kete seance beri qe ajo te shtyhej dhe te detyronte trupin gjykues te kerkoje thirrjen e Henry dhe kater amerikaneve te tjere qe kane dijeni per aktivitetin qe kryhej ne Gerdec per ne mes te nentorit afro pas dy muajsh. Kerkesa do tu ridergohet SHBA-ve serish permes leterporosise dhe brenda dy muajsh pritet qe Henry te paraqitet ne procesin Gerdeci. Po dje ne seance nuk jane paraqitur edhe dy drejtues te Ministrise se Mbrojtjes per te cilet eshte kerkuar zyrtarisht komunikimi me kete ministri qe ata te paraqiten ne seancen e radhes perkatesisht me 17 shtator. Prokuroria eshte duke thirrur deshmitaret e fundit te saj ne kete proces per te vijuar me pas edhe me paraqitjen e provave te tjera materiale qe ka ne ngarkim te te pandehurve nderkohe qe jane pyetur punonjes te fabrikes te aferm te viktimave ushtarake dhe civile te Ministrise se Mbrojtjes dhe ndermarrjes shteterore Meico.

Kerkesa

Kur pritej te perfundonte seanca e cila u shty per mungese te deshmitareve te kerkuar nga organi i akuzes avokatet e Mihal Delijorgjit dhe Ylli Pinarit i kane kerkuar gjykates tu jape informacion te zyrtarizuar ne lidhje me seancat e shtyra dhe te pezulluara ne kete proces. Kjo kerkese e dy avokateve i paraprin nje tjeter kerkese per perfundim te afateve te paraburgimit dhe lirimin e dy te pandehurve. Nje kerkese e ngjashme u rrezua dy muaj me pare nga gjykata me pretendimin se nuk kishin perfunduar afatet pasi llogariteshin nga momenti qe dosja eshte dorezuar ne gjykaten e Tiranes dhe jo kur eshte depozituar ne perfundim te hetimit ne Gjykaten e Larte. Koha qe dosja ka qendruar ne Gjykaten e Larte nuk eshte llogaritur nga trupi gjykues te cilet pretendojne se afatet i llogarisin per kohen qe e kane marre ata dosjen. Gjithashtu dy nga kater te pandehurit e arrestuar Ylli Pinari e Dritan Minxholli kane kerkuar te bejne dje nga nje deklarate por nuk jane lejuar ta bejne per shkak te shtyrjes se seances. Deklaratat sipas gjykates mund ti bejne ne seancen e radhes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›