Hetim mbivendosjeve dhe kthimit te tokes
Mbivendosjet dhe ndarja e pronave ne Komunen e Farkes ne periferi te Tiranes po hetohen nga njesia antikorrupsion e pagezuar si Task-Force ne Prokurorine e Tiranes duke marre nen hetim disa zyrtare vendore. Nga burime prane akuzes qendrore mesohet se ne kete komune jane gjetur shkelje ne tri fshatra. Prokuroria prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor te Tiranes ka filluar nje hetim per ndarjen e pronave ne fshatrat Farke Farke e Vogel dhe Selite. Dyshohet se komunaret vendore kane ndare prona sipas ligjit 7501 por ne kundershtim me kete ligj duke sjelle deme te konsiderueshme. Aktualisht ceshtja eshte nen hetim e siper dhe jane marre te gjitha te dhenat nga zyra kadastrale e Komunes se Farkes si dhe jane marre te gjitha te dhenat nga Zyra e Regjistrimit te Pronave te Paluajtshme e njohur si Hipoteka thane burimet nga Prokuroria e Pergjithshme. Sipas tyre ne Prokurorine e Tiranes jane dy ceshtje per abuzimet me pronat ne Komunen e Farkes. Krahas ceshtjes se ndarjeve te pronave ne kete komune dyshohet se disa hektare troje jane mbivendosur nga zyrat vendore. Dyshohet se keto mbivendosje kane filluar te realizohen pas vitit 2005 duke prekur qindra familje.