E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditar mjerimi

/ /

NgaGJERGJ META

E shtune mbrema. Isha ndalur para deres se jashtme te qendres sociale qe famullia e Kamzes ka ne Kasalle komuna Zallherr-Tr. Ndersa prisja rojen te mberrinte per te me hapur deren e po luaja me femijet qe menjehere me rrethuan me afrohet nje burre e me pershendetjen karakteristike te nje...

katoliku shqiptar e per me shume verior kur takon meshtarin me tha Kjofte levdu Krishti zotni. Perreth krese kishte te mbeshtjelle nje shall. Kishte pak mustak por te rregulluar e nje fytyre te rruar me kujdes. Rrobat i kishte te vjetra e vende-vende te grisura. Kemisha ishte jo e lare mire ose aq e vjeteruar dhe e grisur saqe dukej si e palare. Ia ktheva si ia don puna e zakoni Gjithmone e jetes. Me pa drejt e ne sy e me pyeti Si po te shkojne punet zotni. Dukej se e dinte qe kisha ardhur prej pak kohesh ne ate zone. Mire - i thashe - po mbahem. Pergjigjja ime ishte paksa hokatare. Edhe ai me hoke ma ktheu Ah zotni je i ri ti. Si ta thone emnin e pyeta. Zef Kola- mu pergjigj - e jam prej Berishes se Pukes. Bashkepunetori im me i ngushte Dritani me kishte treguar dicka dhe menjehere bera lidhjen. A po shkon ne pune - iu drejtova pa ia leshuar doren. Po zotni - tha e me kqyri drejt e ne sy - cfar me ba Duhet me u dhane buke fmijeve jane pese. Atehere e mora vesh kush ishte dhe i thashe Ta di hallin or Zef e don Zoti na ndihmon per me te ndihmue. Iku duke me pershendetur Mire u pafshim zotni. E ndoqa me sy derisa u largua duke humbur ne at fillim muzgu nen kodren e Kasalles drejt lumit te Tiranes ku gjendej puna e tij.
E diel paradite. E pashe Zefin perseri. Nuk kishte mundur te kryente detyren e tij si katolik per me shku ne meshe diten e diel ne katundin e tij ne Kasalle dhe erdhi ne Kamze te dielen. Ndersa po kremtoja meshen ai hyri. E vura re. Thjesht dhe pa ze u ul diku dhe ndenji deri ne fund te meshes duke u lutur. Shikimi i tij ishte larg i perhumbur krejtesisht. Doja ta takoja pas meshes por u largua menjehere dhe nuk munda ate paradite.
E hene mbrema. Sonte shkova te puna e Zefit. Ishte mbremje e erret. E takuam. Isha bashke me bashkepunetorin tim. As drite nuk kishte aty. Jetonte gjithe naten ne erresire larg cdo sigurie dhe sigurimi. Ishte fillimi i Nates se Bardhe ketij paganizmi shthures ketij vaniteti e prostitucioni politik dhe shoqeror nata e viktimave dhe e parazitizmit. Para Zefit dhe gjendjes se tij shperbeheshin polemikat shterpe te politikaneve te paskrupullt shqiptare nga foltorja e nje parlamenti apo nga ambone zedhenesish. Ne ate cast Zefi mu be embleme e cdo mjerimi dhe e qendreses ndaj tij. Aty e ka te veshtire te shkoje nje biznesmen nje politikan a ndonje pseudo-intelektual sepse do te thote qe ti shembet pertoke vaniteti krenija dhe kotesia e jetes se tij prej sharlatani.
Zefi eshte nje burre tetedhjete e dy vjec e punon ne nje vendgrumbullim plehrash nga ora kater e pasdites deri ne shtate te mengjesit per 500 leke te reja nata. A e dini pse e ben kete Ka per te mbajtur pese femijet e djalit te tij te vetem qe eshte ne burg me i madhi eshte 13 vjec.
Fale Zotit nuk jam nje pesimist migjenian e as nuk e mendoj jeten ashtu sepse ate mbremje Dritani nxori ate cka ne Famulline e Kamzes dikush kishte lene per te varfrit dhe ia dha. Keshtu eshte puna ne bashkesine ku te gjithe jane te nje zemre dhe ndajne at cka kane e at cka skane me njeri-tjetrin. E kjo eshte shpresa drita ne fund te tunelit e cila ndizet e qe nuk i ngjan aspak tuneleve artificiale qe ndertohen neper malet ku ka jetuar Zefi. Nuk i ngjan aspak dritave te rreme qe zbukurojne nje kryeqytet te rrenuar nga brenda dhe te verbuar nga ambicia suksesi a epshi per deshira te prajta e fitime te medha. Zefi nuk ka nevoje per programe OJF preventiva qe shkojne me shume per personelin sesa per te destinuarit projekte shteterore qe shkojne me shume per administraten sesa per nevojtaret. Ka nevoje per solidaritet shume te thjeshte por te drejte. Solidariteti eshte ceshtje drejtesie e drejtesia pa dashuri eshte cnjerezore e dashuria pa Zotin nuk ekziston. Solidariteti i perket shpirtit qe asesi nuk mund te vije nga shpirtra qe ushqehen me net te bardha e mendime te zeza me ndjenja te kalbura nga etja per pushtet nga frika e humbjes se nje karrigeje parie e partie nga fitimi i pacak e me cdo mjet.
U largova i ngarkuar emotivisht nga puna e Zefit me premtimin se do te kthehesha perseri ta takoja. Zefi qe ruan pirgun e plehrave eshte sfida me e madhe e plehnajes se perditshme te realitetit dhe politikes shqiptare e cila mahiset cdo dite e ma teper dhe nuk ka kush e pastron.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›