Makina merr flakë, zjarrfikësit shmangin shpërthimin
Nje 47 vjecar po udhëtonte me makinë kur në hyrje të Kavajës,ka parë flakët të cilët dilnin mbi kofanon e mjetit. Sipas policisë shkak mund të ketë qenë rrjedhja e gazit.
KAVAJE- Një makinë ka marrë flakë teksa ishte në lëvizje në superstradën Durrës- Kavajë. Drejtuesi i automjetit Avni Hakaj ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij tip Volsvagen me targa KJ 8913 A kur pranë fshatit Kryeluzaj, në hyrje të Kavajës,ka parë flakët të cilët dilnin mbi kofanon e mjetit. I alarmuar 47 vjecari ka ndaluar dhe menjëherë ka njoftuar forcat zjarrifikëse dhe policinë. Me të mbërritur në vendngjarje forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve duke shmangur kështu frikën e ndonjë shpërthimi të mundshëm të makinës. Po kështu policia bllokoi për pak kohë qarkullimin e mjeteve nga njëra anë e auostradës, dhe la të hapur vetëm korsinë e emergjencave.
Sipas policisë nga të dhënat e para mësohet se shkak mund të ketë qenë rrjedhja e gazit në mjetin me targa KJ 8913 A që punonte me gaz.
(s.g/BalkanWeb)